Kapet gomonia me 300 kg drogë në Itali, arrestohen dy kavajasit që e drejtonin

0
147

Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me ato italiane kanë goditur sot një grup që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Policia Kufitare shqiptare dhe Nukli Detar i Guardia di Finanza kanë bllokuar dhe sekuestruar një gomone 5 metra të gjatë që transportonte rreth 300 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë. Në flagrancë janë arrestuar dy shtetasit shqiptarë që drejtonin gomonen, B. K, 46 vjeç dhe T. V, 36 vjeç, të dy lindur në Qerret, Kavajë.

POLICIA E SHTETIT KA BERE PUBLIKE DETAJE T E OPERACIONIT

Në orët e para të mëngjesit të datës 28 gusht 2016 Salla Operative e grupit Aereo Naval të Taranto ka komunikuar që ka marrë njoftim nga Patrulla e Përbashkët GdF dhe Delta, që një mjet po lëviz drejt brigjeve italiane. Helikopteri i GdF në orën 06:10, ka diktuar një gomone rreth 5 metra me dy persona në bord në një distancë 24 milje nga grykëderdhja e lumit Vjosa dhe ka konstatuar disa pako në të. Gomonia vinte nga brigjet shqiptare me shpejtësi 20 milje në orë. Mjeti lundrues i Guardia di Finanza BSO110 i Qendrës së GdF Vlorë, në bordin e të cilit ndodhej edhe efektiv i Delta Forcë Radhimë Vlorë, si dhe një mjet lundrues i shpejtë i Repartit GdF të Puglia po mbështesnin veprimet e përbashkëta. Rreth orës 11:00 am gomonia e cila po ndiqej u bllokua dhe u ndalua nga pjesëmarrësit në këtë operacion, në një distancë 24.8 milje nga grykëderdhja e lumit Vjosa. Bëhet fjalë për një gomone rreth 5 metra e gjatë me dy persona me dy persona me shtetësi shqiptare Në këtë gomone u gjetën 12 pako të dimensioneve të ndryshme me rreth 300 kg mariuana (Canabis Sativa). Gomonia u shoqërua për në portin e Brindisi-t. Gjatë këtij shërbimi, mjeti lundrues BSO110 me punonjësin e Policisë Shqiptare në bord, bëri kontrollin edhe të një motopeshkarexhë, e cila lundronte disa milje në distancë nga objektivi, ku rezultoi që në bordin e peshkarexhës nuk u gjendën materiale të dyshimta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here