Inter kënaqet me barazim ndaj Palermos

0
158

Interi nuk shkon më larg se barazimi 1-1 ndaj Palermos. Kjo ishte ndeshja e parë për holandezin Frank De Bur në drejtimin e zikaltërve në “San Siro”, por me sa duket rezultati nuk ishte ai që priste. Fillimisht vendasit e panë veten në disavantazh në minutën e 48′ pas golit të Rispolit, por ai që realizoi golin e ‘shpëtimit’ ishte Icardi në minutën e 72′ të lojës. Para ndeshjes De Bur premtoi kthesën pas humbjes në ndeshjen e parë me Kievon, por zikaltrit duhet të presin sfidën e ardhshme për të tentuar rikthimin te fitorja në Serinë A. Aktualisht Juventusi kryeson tabelën e kualifikimit pas Javës së dytë në kampionatin italian me pikë të plota (6)./panoramasport/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here