Aksident me pasojë vdekjen në autostradën Tiranë-Durrës

0
136

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në në autostradën Durrës – Tiranë, në Maminas.Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se Enri Tafa 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Ford me targa Italiane DL 004 JV, ka aksidentuar këmbësor N.R. 77 vjeç, banues në Durrës.Viktima ka tentuar të kalojë rrugën duke kapërcyer trafik-ndarësen.Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290/3 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here