Horoskopi 27 Gusht 2016

0

Dashi (21 mars- 19 prill)

Loading...

Keni disa javë që mendoni se çdo ditë po ju sjell nga një situatë të pakëndshme. Keni kohë që nuk zgjoheni në mëngjes plot optimizëm dhe kjo po ju pengon në aktivitetin tuaj ditor. Do ju duhet të merrni disa vendime në fund të ditës, kështu që mendojini mirë gjërat.

Demi (20 prill- 19 maj)

Duhet të punoni fort për të arritur qëllimet tuaja. Po hasni shumë pengesa gjatë rruges tuaj dhe sot është dita për të kuptuar burimin e tyre. Ndoshta është nënndërgjegjia juaj që spo ju lejon të ecni para. Organizoni mendimet tuaja dhe çlironi çdo energji negative, përpara se të rifilloni nga puna.

Binjakët (20 maj- 20 qershor)

Karakterizoheni nga një vetë-kontroll i shkëlqyer dhe gjithmonë intuitën apo impulsin i vendosni në vend të fundit. Do të ishte mirë sikur ndonjëherë të ndiqnit instinktin dhe të shihnin se çfarë do ndodhte. Gjithashtu, përpiquni të jeni pak më shumë social. Pak argëtim, nuk ju bën keq.

Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)

Keni dëshirë që të jeni gjithmonë në lëvizje për të krijuar gjëra të reja. Përqëndrimi është çelësi i çdo gjëje. Largoni çdo mjet që mund tju tërheqë vëmendjen dhe fokusohuni vetëm tek puna që keni filluar. Do të habiteni me produktivitetin e ditës se sotme.

Luani (23 korrik- 22 gusht)

Sot keni shumë gjëra në mendje dhe nuk jeni të përqëndruar në punë. Gjatë tre javëve të fundit, keni analizuar thellë marrëdhëniet tuaja me personat përreth. Po mendoni të bëni një ndryshim dhe të krijoni njohje të reja. Por a është ky vendimi i duhur? A jeni të gatshëm të pranoni ndryshimet në jetën tuaj? Mos merrni vendime pa qënë të sigurt në hapat tuaj.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Nëse keni fëmijë, do të ndjeheni të ngarkuar dhe pak të lodhur, sidomos këto ditët e fundit. Nëse jeni pa angazhime familjare, mund të keni stres për shkak të ngarkesës në punë. Mos u shqetësoni, pasi kjo do kalojë shpejt. Edhe pse, gjëndja e qetësisë do ketë një afat të shkurtër, përfitoni sa më shumë prej saj.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)

Pas disa ditësh mërzie, sot do të ngriheni të qetë dhe me shumë energji. Shfrytëzojeni ktë gjë në punë dhe bëhuni shembull i mirë për të gjithë kolegët tuaj. Nëse keni menduar ti kërkoni shefit rritje rroge, sot është dita e duhur për ta bërë.

Akrepi (23 tetor- 21 nentor)

Sot është dita që të mendoni pak për jetën tuaj private. Ju keni fuqinë që të krijoni harmoni në shtëpi dhe në marrëdhënien tuaj. Mundohuni të plotësoni dëshirat e personave tuaj të dashur, deri aty ku ju e mendoni të arsyeshme. Organizoni një mbrëmje romantike me partnerin/en tuaj.

Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

Kohët e fundit po ndjeheni sikur çdo gjë po ju shkon ters. Kjo ju ka bërë të ndjeheni të demoralizuar dhe ktë gjëndje tuajën, e kanë vënë re dhe personat përreth jush. Nuk është në tipin tuaj që të mbështeteni vetëm në gjërat negative, prandaj mundohuni ta kaloni ktë situatë sa më shpejt dhe ti riktheni vetes buzëqeshjen dhe optimizmin.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)

Sot mund të jetë një ditë relaksuese për ju. Keni shumë dëshirë që ta kaloni ditën duke planifikuar aktivitete argëtuese për të ardhmen, por kërkesat e punës, do ju detyrojnë që të përqëndroheni aty dhe jo tek pushimet. Shkruajini idetë diku, në mënyrë që të mos i harroni.

Ujori (21 janar- 19 shkurt)

E mendoni veten tepër modern në mentalitet, por në të vërtetë ende nuk keni hequr dorë nga tradita. Sot është dita e duhur për të ndryshuar dhe për të rindërtuar modele të reja për tu ndjekur. Mos harroni se barazia në shtëpi është po aq e rëndësishme sa barazia në punë.

Peshqit (20 shkurt- 20 mars)

Ka mundësi që sot të hasni një konflikt me një koleg tuajin, i cili mundohet të përfitojë nga natyra juaj e butë. Mbrojeni veten tuaj me heshtje, qetësi dhe zgjuarsi. Shmangni debatet dhe lejoni shefin tuaj që të jetë gjykuesi i situatës.

Loading...

Lini nje pergjigje