Gazetari denoncon nga Athina: Tjetër shqiptar është zhdukur në ambientet e policisë greke

0
131

Gazetari Shpëtim Zinxhiria, ka hedhur dyshime se një shqiptar tjetër rezulton i zhdukur nga ambientet e policisë greke në Athinë.

Sipas tij ai është duke u marrë me këtë çështje dhe dje ka tentuar që të kërkojë ndihmë edhe nga ambasada shqiptare në vendin helen, por aty nuk e ka pritur njeri, sepse sipas tij përfaqësuesi i policisë shqiptare i atashuar aty, ishte me pushime.

“Fatkeqesisht mesova se edhe nje shqiptar tjeter figuron i zhdukur ne ambientet e policise ne Athine. Per kete dje vajta ne Ambasaden tone per te komunikuar me perfaqesuesin e policise shqiptare, por ai ishte me leje. Por me shume rezerva po verifikoje kete lajm edhe pse jam i vetem. Uroj te mos jete e vertete !

Do ti kerkoja shtetit shqiptar te angazhohet per te verifikuar kete rast”, shkruan në faqen e tij në Facebook gazetari Zinxhiria.

Ky denoncim vjen menjëherë pas ngjarjes së rëndë të vdekjes së emigrantit Pëllumb Marknikollaj, i cili sipas pretendimeve të familjes por edhe pas ekspertizës së trupit të tij në Shqipëri dyshohet që ndryshe nga sa pretendon policia greke se ai është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i tretë, mund të jetë torturuar dhe pastaj ka vdekur si pasojë e dhunës.

Hetimet janë futur në javën e katërt, ku familja dhe shteti shqiptar pret me padurim përfundimin e hetimeve nga pala greke.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here