Video/Aksidentohet për vdekje kalimtarja, ambulanca vonon 40 minuta për t’i dhënë ndihmën e parë

0
141

Një 68 vjeçare është aksidentuar nga një kamion gjatë paradites teksa kalonte rrugën në anën tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të urës pranë Institutit Bujqësorë.

Drejtuesi i kamionit, Xhevdet Çeza 47 vjeç është shoqëruar në polici.

Dëshmitarët në vendgjarje, por dhe burime nga policia rrugore bëjnë me dije se Xhemile Ukdashi qendroi e plagosur për rreth 40 minuta pasi autoambulanca vonoi të vinte në vendngjarje.

Zyrtarisht mësohet se e moshuara ka ndërruar jetë një orë pasi u transportua në Spitalin e Traumës.

 

Policia vijon hetimet për ngjarjen ndërsa rruga është e papjisur me vija të bardha për këmbësorë dhe element sigurie.Klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here