Sera e drogës te shqiptari zbulon ‘thesarin’ te patrioti ngjitur (FOTO)

0
147

Arrestimi i një shqiptari, që banesën e kishte kthyer në serë për kultivimin e marijuanës ka nxjerrë zbuluar një tjetër shqiptar, fqinj me të parin. Mediat italiane raportojnë se policia ra në gjurmë të një shqiptari, për të cilin dyshonte se merrej me kultivim e trafik të lëndëve narkotike.

Ka mjaftuar një kontroll në banesën e 32 vjecarit shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, për t’a vënë atë në pranga. Në shtëpi iu gjetën të mbjella së paku 25 bimë narkotike, me gjatësi deri në 105 cm, ndërkohë që gjatë kontrollit iu gjet e sekuestrua edhe lëndë narkotike, gati për shpërndarje. Sipas policisë, ai ishte i njohur edhe më parë, pasi kishte precedentë të mëparshëm mbi supe. Në kuadër të të njëjtit operacion, policia vendosi të bënte një kontroll edhe në banesat e tjera. Këtu erdhi surpriza, pasi në banesën ngjitur, të një shqiptari 55-vjecar u zbulua një “thesar” i vërtetë. Aty policia zbuloi të fshehura ora të markës Rolex, sende floriri, e shumë objekte të tjera me vlerë, që pas hetimeve, rezultuan të Madje, nga verifikimet rezultoi se shumë prej këtyre sendeve ishin të vjedhura në një apartament të vjedhur në Carpi, 8 korrik, sende të tjera të vjedhura nëpër banesa mes shkurtit dhe korrikut.

1211 96 105 164 232 232 (1) 324 420 512 611 711 1113

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here