Pensioni i invaliditetit/ Kriteret dhe kushtet e reja për ta përfituar

0
180

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka miratuar një udhëzues të ri për kriteret si do përfitohet pensioni i invaliditetit dhe kush mund ta përfitojë. “Personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti”, – thotë Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
 Kriteret mjekësore
Në vartësi të shkallës së humbjes të aftësisë për punë, sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, invaliditeti klasifikohet në tri grupe:
a) Invaliditet i pjesshëm, kur personi i siguruar humbet aftësinë për punë në profesionin apo punën e tij të fundit, por mund të kryejë punë të tjera sipas përcaktimit të vendimit të KMCAP-it.
b) Invaliditet i plotë, kur personi i siguruar bëhet i paaftë për çdo punë. Invaliditet i plotë në kushtet e nevojës për kujdestari.

 

Kushtet e përfitimit
Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror. Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti. Personi që përfiton pension për invaliditet, kur plotëson moshën,  ka të drejtë të kërkojë pension pleqërie, nëse ky do të jetë më i favorshëm për të.
Dokumentacioni

Për të përfituar pension të plotë të invaliditetit përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në ALSSH të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të invaliditetit.

Përfituesi për pension të plotë të invaliditetit ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentat e mëposhtme: Dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin:
-Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose çertifikatë lindjeje me fotografi.
-Çertifikatë e gjendjes familjare.
-Çertifikatë martese (vetëm për aplikueset femra).
-Dy copë fotografi.
Masa e përfitimit
Shuma e pensionit të invaliditetit të plotë llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i pleqërisë. Shuma e përgjithshme e pensionit të plotë nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here