Menaxheri i Etrit Berishës: Është pranë frmës me Palermon

0
120

Etrit Berisha është shumë pranë largimit nga Lacio dhe duket se ka nisur bisedimet intensive për të gjetur sa më shpejt një skuadër të re. Menaxheri i futbollistit shqiptar, Frederiko Pastorelo, ka bërë të ditur se tashmë lamtumira është vetëm çështje orësh.

Menjëherë sapo u mësua se trajneri Simone Inzagi kishte zgjedhur Federiko Marketin si titullar për këtë sezon te Lacio, u bë e qartë se Berisha nuk do të vazhdonte në radhët e bardhekaltërve, edhe pse ka edhe një vit kontratë me këtë klub.

Fillimisht, u fol shumë për interesimin e klubeve jashtë Italisë, por së lojtarin dhe janë gati të nënshkruajnë me të. “Etriti dëshiron të luajë. Shpresojmë të largohemi sa më shpejt. Cili ekip është më afër tij? Palermo”, ishte përgjigja e Pastorelos për “Cittaceleste.it”. Ndërkaq, mediat italiane tregojnë se për portierin e përfaqësueses shqiptare po interesohen edhe Krotone dhe Torino, por për momentin nuk ka asnjë ofertë zyrtare prej tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here