Horoskopi 25 Gusht 2016

0
173

Dashi

Hëna sot ka vendosur që të ketë një ditë miqësore me ju, por Saturni kërkon të ndërhyjë. Megjithatë edhe pse mund t’ju krijohen disa situata negative ju do të dini t’i shndërroni në pozitive ato. Puna do t’ju marrë shumë kohë sot, por do t’ja vlejë pasi në fund do të merrni komplimenta nga shefi juaj. Takimet dhe ftesat në mbrëmje nuk do mungojnë.

Demi

Dita juaj do të jetë e mirëorganizuar sot. Do të jeni në formën tuaj më të mirë sot, ku nuk do t’ju mungojë energjia dhe shkëlqimi, duke bërë “xheloz” miqtë që ju rrethojnë. Në anën sentimentale gjithçka shkon mirë.

Binjakët

Dita juaj sot nuk do të jetë e mbushur me ngjyra. Një ditë e mërzitshme në punë do t’ju prishë humorin që ju karakterizon. Pas pune një takim me gjyshen do ju qetësonte shumë. Përsa i përket anës sentimentale bëni mirë të mos thoni as “po” dhe as “jo”, por qendroni e rezervuar derisa ta shihni të arsyeshme.

Gaforrja

Mos i kushtoni rëndësi ambientit tuaj të mërzitshmë në punë, por shihni detyrat tuaja. Është e vërtetë që jeni në qendër të kritikave nga “armiqtë”, por qendroni diferente. Pasditja do t’ju ofrojë mundësi të reja për takime.

Luani

Ditë e mrekullueshme sot për ju dhe kjo falë ndërhyrjes së Hënës. Llogjika dhe dëshira e mirë që ju karakterizojnë do t’ju ndihmojë të zgjidhni disa situata. Raportet private shkojnë shumë mirë, por nëse jeni beqar do të keni njohje të reja.

Virgjëresha

Një ditë e vështirë sot për ju. Një lajm i keq në punë do t’ju prishë krejtësisht ditën, pasi është fare e papritur. Pasditja do të lehtësohet disi, por sërish nuk do ta merrni mirë veten. Më mirë lexoni ndonjë libër për të evituar pak stresin.

Peshorja

Urani dhe Plutoni do t’ju ndihmojnë që ta kaloni mirë ditën e sotme edhe pse keni disa kundërshtarë të tjerë yjorë. Ditë e mirë për të përfunduar disa negociata të lëna përgjysmë. Në sferën sentimentale do keni dëshira të reja.

Akrepi

Vështirë të jeni i mërzitur në këtë ditë plot me lajme të mira. Ana financiare është shumë e mirë, kështu që do të bëni shpenzime pa fund. Edhe aspekti privat shkon shumë mirë, por sot fatkeqësisht do të të humbisni një objekt me shumë rëndësi për ju.   

Shigjetari

Kërkoni ta mbani mirë punën me të gjithë, por ndonjëherë është e pamundur. Veç  kësaj kërkoni të bëni shumë punë në të njëjtën kohë, duke mos bërë mirë asnjërën prej tyre. Mundohuni t’i merrni gjërat më shtruar. Kujdes edhe ana sentimentale ka nevojë për gjëra të reja, jo vetëm takime monotone.

Bricjapi

Hëna do të trazojë pak planet tuaja sot. Duhet të jeni më i shpejtë dhe më i përpiktë në orare për takime punë apo private. Sfera private ju dhuron emocione dhe takime të reja, por ju nuk dini të bëni zgjedhjen e duhur. Kujdes, as treni nuk pret kaq shumë.

Ujori

Gjithçka duket se shkon mirë, por ku janë miqtë e vërtetë? Sot do të keni më shumë nevojë se kurrë për miq të besueshëm, por për fat të keq do merrni zhgënjim. Përsa i përket jetës private është mirë që ta merrni ju inisiativën i pari. Tregohuni i zgjuar dhe mos humbni më kohë.

Peshqit

Do ta nisni ditën me nerva, por më pas do ta merrni shtruar atë. Takime të reja dhe energjike. Në punë asgjë nuk duket se shkon mirë ndaj do të keni pak nevojë për reflektim. Mundohuni të dilni të argëtoheni me miqtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here