Dalin pamjet/ Si iu vendos eksploziv autobusit për shërbime funerale (VIDEO)

0
138

Zbardhen detaje rreth shpërthimit të një sasie lënde plasëse, vendosur në një autobus në orët e para të mëngjesit të sotëm. Televizioni Klan ka siguruar pamjet e një prej kamerave të sigurisë që ka fiksuar autorin dhe të gjithë dinamikën e ngjarjes. Siç shihet në video, reth orës 03 e 35 një person me pantallona treçerekshe vjen nga pjesa juglindore e rrugës dhe i afrohet autobusit të parkuar tek pjesa e gomës së mbrapme. Ulet dhe tenton të ndez fitilin e kallëpit të tritolit, proces ky që i merr 34 sekonda dhe largohet menjëherë në drejtimin që kishte ardhur. Dy minuta më pas tritoli i vendosur në pjesën e sipërme të gomës ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale në autobus, në një automjet të parkuar në rrugë, si dhe ka thyer xhamat e apartamenteve të katit të parë. Nga shpërthimi ka pasur dëme të vogla materiale. “Mësohet se lënda plasëse është vënë në mjetin autobus tip “Setra”me targa AA 940 CG, në pronësi të Edmond Rexhepit, ndërsa nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje.

Mësohet se autobusi përdorej për shërbime funerale nga dy vëllezërit Rexhepi, ndërsa lënda plasëse ishte vendosur në njërën nga rrotat e pasme. Burime policore pohojnë se eksplozivi ka qenë me fitil dhe nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e një shtëpie përballe.Sakaq, policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve aty pranë, ndërsa nga errësira duket vetëm hija e një njeriu me kapele. Ndërkaq, policia ka shoqëruar një person si të dyshuar, që është banor i lagjes. Njoftimi i policisë Persona ende të paidentifkuar kanë vendosur Paraprake: Më datë 25.08.2016, rreth orës 04:05, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në mjetin autobuz tip “Setra”, në pronësi të shtetasit E. R., persona të pa identifikuar kanë vendosur një sasi me lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here