Sizmiologu Ormeni: Tërmete të tjera në Itali, Shqipëria nuk ndikohet

0
144

Sizmiologu Rrapo Ormeni në një lidhje telefonike për Ora News tha se tragjedia që shkaktoi tërmetin në Itali lidhet jo vetëm me shkallën e madhe të goditjes, por edhe me thellësinë e cekët prej vetëm 4 km nën tokë.

Ormeni:Dëmtimet e mëdha shpjegohen nga disa faktorë, por aktorët kryesorë janë të energjisë së këtij tërmeti që ishte me magnitudë të konsiderueshme  6.2, tërmeti ishte i cekët në thellësi 4 km si dhe ishte farë qendrës së banuar.

Ormeni paralajmëron për goditje të tjera, edhe pse me magnitudë më të ulët, deri sa të krijohet ekuilibri i tokës në epiqendrën e tërmetit.

Ormeni: Zakonisht tërmetet e forta shoqërohen pas goditjes derisa të vendoset ekuilibri në zonën ku ka ndodhur goditja kryesore, ka ndodhur thyerja tektonike. Derisa të vendoset ekuilibri atje do të çlirohen këto që quhet pas goditjes, që mund të vazhdojnë me javë të tëra.

I pyetur se sa rrezikon Shqipëria pas goditjeve që pësoi vendi fqinj, sizmiologu sqaron.

Ormeni:Nuk ka ndikim tek vendi ynë, vendi ynë e ka të përcaktuar aktivitetin e tij sizmik, të përcaktuar nga studimet sizmike. Janë disa zona me aktivitet sizmik ku ka rënë tërmeti në të shkuarën.Këto tërmete priten dhe në të ardhmen, por në Shqipëri tërmetet nuk i kanë kaluar 7 Rihter.

Tërmetet e kësaj natyre sipas tij janë të paralajmëruara për vetë faktin se Italia dhe vende të tjera të Ballkanit kanë aktivitet të lartë sizmik.ora news

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here