Zbardhen pamjet e kamerave/ Ish-i dënuari për prostitucion, e plagosën sapo doli nga burgu

0
158

Zbardhja e pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë identifikoi edhe personin e larguar nga vendi i krimit, pas atentatit me armë në lokalin pranë “Parkut të Autobusëve” në Tiranë. Sipas Policisë, ai është 34-vjeçari nga Memaliaj, Nelgert Pata.

Burimet e Policisë kanë thënë se ky person kishte vetëm pak ditë që ishte liruar nga burgu, pasi kishte përfunduar dënimin për shfrytëzim prostitucioni. Policia tha dje se ky person dyshohet të ketë pësuar një gërvishtje të lehtë, pasi është qëlluar me pistoletë në drejtim të tij, megjithatë nuk është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore.

Në këtë mënyrë ai ka konsumuar veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”, ndonëse është vetë i dëmtuar dhe për këtë arsye është bërë shpallja e tij në kërkim policor. Burimet thanë se identifikimi i të plagosurit u realizua nga kamerat e sigurisë, kur shihet edhe momenti kur ai është plagosur lehtë në vesh. Nga ana tjetër, ende nuk janë identifikuar personat që kanë qëlluar me armë në drejtim të tij.

Nelgert Pata ka qenë person me probleme të mëparshme me drejtësinë. Ai dhe i ati, Astrit Pata, janë dënuar në vitin 2009 nga Gjykata e Lartë me nga 8 vjet burg secili dhe me nga 3 milionë lekë gjobë.

Por kohët e fundit ata e kishin përfunduar dënimin. Policia tha të dielën se, motivi i ngjarjes mund të ishte ndonjë konflikt për çështje droge. Por, pas identifikimit të objektivit të këtij sulmi, po hetohet edhe në lidhje me të kaluarën e tij, faktin që ka qenë i dënuar për prostitucion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here