Personat me çrregullime mendore/ Psikologja Arbjola Halimi: Keqdiagnostikimi i tyre, problem serioz ndër vite

0
MINISTRA DHE DEPUTETE HYNE NE SEANCE - /r/n/r/nMINISTERS AND LAWMAKERS ENTERS IN A PARLIAMENTARY SESSION -

 

Loading...

Ditët e fundit  vëmendja e opinionit publik ka qenë e fokusuar tek ngjarjet e rënda të ndodhura, si krimet makabër të kryera nga personat me probleme mendore, përdhunimet dhe vetëvrasjet duke lënë me një anë aksidentet që janë të shumta dhe pothuajse ndodhin çdo ditë. Në një intervistë për gazetën Standard pedagogja e psikopatologjise(çrregullimeve mendore)  Arbjola Halimi dhe që prej 12 vitesh e ushtron këtë profesion ka dhënë mendimin e saj në lidhje me raste e sipërpërmendura. Ajo është specializuar në psikologjinë  klinike ku sipas saj e konsideron si fushën e vet. “Çdo studim ja kam dedikuar asaj. Edhe në profesion jam psikologe kliniciste” thekson Halimi.

 

  1. Rastet e njëpasnjëshme të ndodhura ditët e fundit që protagonistë kanë pasur personat me probleme mendore kanë qenë mjaft të rënda. Si e gjykoni ju këtë situatë?

 

Para së  gjithash këto situata reflektojnë  destabilitetin politiko-ekonomik për rrjedhojë  edhe social që  ka vendi i cili dita ditës hap probleme dhe sa më i rëndë  të  jetë aq më  shumë  ndikin në  mirëqenien psikologjike të  njerëzve dhe rrezikun për raste të  tilla. Këtë  nuk e them unë. U. Bronfenbrenner që  në 1979 bënte thirrje se problemet në makrosistem apo shoqërinë si e tërë sidomos ato politike hapin probleme të  rënda sociale dhe personale pasi ndërthuren. Ai u bënte thirrje serioze politikëbërjes së  atëhershme në  këtë  drejtim. Sa më shumë  raste të  tilla aq më  shumë  kjo reflekton për gravitetin e rënduar të qeverisjes. Kështu padrejtësitë, abuzimet, krimet, problemet profesionale e kërcënojnë shumë  shoqërinë dhe për rrjedhojë individet brenda saj. Paaftësia e shtetit dhe mekanizmave përgjegjës në këtë drejtim apo më keq akoma abuzimet janë shkaku themelor. Kjo pasi nëse nuk janë  të ndërtuar si duhet ato dështojnë  të  mbajnë  në  kontroll dhe të  parandalojnë raste të  tilla të rënda. Fakti që  kemi disa raste brenda pak ditëve nga njëra tjetra për mua tregon që situata është  në  një përkeqësim të vazhdueshëm të  rëndë  por edhe abuzimet që  bëhen në spitalet tona psikiatrike sot. Abuzimet në këtë  drejtim janë  mjaft të  rënda. Kështu unë kam denoncuar pak më  parë se në spitalin psikiatrik të  Elbasanit nuk ka mjekë psikiater. Nga 5 mjekë vetëm njëri ka një specializim në psikiatri.  Në  botë  për tu bërë mjekë psikiatër ose psikolog klinicist që merret po me çrregullimet të duhen 10 vite studime.

Një  investim i jashtëzakonshëm për shkak se njihet brishtësia e lartë dhe njohuritë e thella që  kërkohen në  këtë  drejtim. Një  mjek i përgjithshëm siç janë gati të  gjithë  në Elbasan   ka madje më  pak njohuri mbi çrregullimet se një psikolog. Është alarmante.

Kjo falë  punësimeve nepotike dhe politike të  bërë sidomos këto tre vite. Megjithatë përtej politikës kjo është  diçka tronditëse dhe mjaft e rrezikshme.

  1. Rasti i rrëmbimit të i 11-vjeçares nga Durrësi, rasti i Palasës, rasti i vajzës së përdhunuar nga babai në Dibër, dhe së fundmi rasti i ngacmimit të një 7- vjeçares në Shkodër nga një 45-vjeçar. Cilët janë faktorët që i shtyrë këta persona drejt akteve të tilla?

 

Ka disa shkaqe -problemet në funksionimin e institucioneve që merren me trajtimin e çrregullimeve mendore(keq diagnostikimi problem serioz ndër vite. Ende punohet me emërtime tejet të vjetra diagnozash të cilat kanë vite që  janë hequr dhe kanë ndryshuar si dhe janë shtuar në manualet diagnostike DSM dhe ICD).  Mungesa profesionale.  Edhe fakti se ende nuk kemi rregulla te qarta ne këtë drejtim. P. Sh. Askush në një vend të ngjashëm me ne nuk do ti linte përgjegjësinë një 70 vjeçari për një rast të tillë. Është një rast i rëndë rasti i Palasës. Diagnozë e rëndë do ua argumentoj pak me poshtë. E fundit por jo vetëm aktet e shumta kriminale që ndodhin nxisin akte te tjera dhune dhe abuzime. Rasti e Durrësit dhe i Palasës është përgjegjësi direkte e spitalit mjekëve pseudopsikiatër që janë atje. Në media u tha për rastin e Palasës se ishte diagnostikuar me çrregullim personaliteti. Kurrsesi smund të ketë qenë. Edhe pse nga 11 çrregullimet e personalitetit ka një që është çrregullimi i personalitetit antisocial i cili njihet për akte dhune dhe sjellje sociopate, rasti dhe akti aq makabër reflekton një crregullim më të rëndë të unit. Mjaft të rëndë madje. Atë të identitetit. Një lloj psikoze e rënduar që deformon realitetin dhe shoqërohet me metamorfozë. Nuk mund të kishin gabuar mjekët për këtë.  Rasti i Durrësit absolutisht përgjegjësi e spitalit. Në një depresion të rënduar pacienti mbahet në survejim. Rasti Dibrës implikon edhe problemet e mëdha që kemi ne si shoqëri. Familja jonë dhe lidhjet familjare janë shumë të brishta. Askush nuk flet për këtë porkështu është. Plus jemi një shoqëri mjaft e mbyllur dhe kjo duhet nënvizuar. Sa më pak flitet për këto raste aq më keq është sepse nuk merret ndëshkimi dhe i liget rrugë e lirë fenomenit. Konteksti social duhet te ndihmojë në këtë drejtim por në fakt dëmton më shumë për nga forma se si e trajton fenomenin. Nuk është mirë që nuk flitet apo të gjykohen ata që flasin hapur. Ende jemi shumë larg në fakt. Media ka përgjegjësinë e saj për nga mënyra se si i bën publike rastet. Edhe rasti i 7 vjeçares mendoj se është për faj se ne ende nuk kemi ndërtuar mekanizma parandaluese si edhe ndëshkuese, nuk flasim si edhe se shteti ka përgjegjësi direkte me mënyrën si i menaxhon raste tilla. P. Sh di që sidomos në vitet e fundit abuzimet më të shumta janë bërë në polici nga vetë bluzat e shtetit gjatë denoncimeve. Shtet ti themi se në fakt akte të tilla reflektojnë vetëm banditizëm. Kjo është fatkeqësia jonë e madhe që po kalojmë sot dhe që po na hap një gropë të madhe sociale dhe psikologjike. Kështu mund t’ju citoj një të dhënë nga studimi im në doktoratë. Në vitin 2013 dhe gjashtëmujorin e vitit 2014 përvojat negative emocionale ishin të krahasueshme në numër me vitin 1997. Mendojeni se çfarë kërcënimi jo vetëm social është ky por edhe i mirëqenies psikologjike. Ja këtu jemi.

 

  1. Nga ana tjetër rastet e përdhunimeve dhe ngacmimeve të të miturve është fenomen mjaft shqetësues. A është shumë e mbyllur shoqëria shqiptare për të denoncuar raste të tilla, për shkak se i konsiderojnë si “turp” ?

 

Po. Pikës i ke rënë. Jemi një shoqëri e mbyllur. Shumë e mbyllur madje si dhe i japim prioritet gjerave primitive. është e pafalshme që të peshojë më shumë turpi në një rast abuzimi se sa dhuna që ushtrohet, kërcënimi, rreziku, pasojat reale dhe dramatike. Nuk është nevoja këtu të citoj rastin e Jonidës Canakut për gjithçka që mund të kish bërë në këtë botë se si shkuam dhe nderuam vrasësin e saj. Atë që i mori jetën. Shokante. Skam fjalë tjetër.

 

  1. Edhe vetëvrasjet sidomos tek të rinjtë janë rritur shumë. Cilat janë shkaqet dhe pasojat që i kanë çuar drejt vetëflijimit?

 

Vetëvrasjet e të rinjve janë absolutisht produkt i një sistemi politiko shoqëror që ndikon familjen e të riut e kështu vetë të riun dhe ai i pashpresë ose konfuz, kur nuk sheh rrugëdalje, kur vuan përtej masës së durueshme vetëvritet. Kjo sepse sistemi ku ai rastësisht bën pjesë dështon ta udhëheq. Dështon ti tregojë se cili është vendi dhe roli i tij në të. Si duhet ai të funksionojë brenda tij për të qenë i suksesshëm? Dhe një sistem i ndërtuar keq udhëheq keq. Të rinjtë ose zgjedhin të konformohen duke u bërë edhe ata pjesë e një sistemi abuziv ose vetvriten Cfarë duhet bërë? Së pari duhet të ndërtojmë një shtet të shëndoshë. Është shumë e rëndësishme. Kjo do të ndihmonte edhe në ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë e të shëndetshme. Në lidhje me rastet në fjalë duhet bashkëpunim e para por edhe informim dhe profesionalizëm. E theksoj profesionalizëm dhe punë në ekip. Nuk mund të vendoset diagnoza nga një mjek i vetëm edhe kur është profesionist madje. Punohet në ekip ku bëhen konsultime për ti përafruar sa më shumë me problematikën klinike të rastit

 

  1. Publikimi i rasteve të tilla me detaje a bën të mundur që këta të çojnë në përsëritjen e fenomenit?

 

Në lidhje me median. Po po. Gjithnjë e kam theksuar këtë. Duket sikur sulmoj median por kështu është. Ndikon dhe shton tej mase rrezikun nëse nuk ka një strategji mediatike profesionale në këtë drejtim. Kjo pasi mund të shërbejë si shembull ose si model për tu përsëritur nga dikush tjetër sidomos nëse nuk shoqërohet me komentet për ndëshkimin. E fundit. Në lidhje me debatin nëse duhet të lihen të lirë ose jo njerëzit me çrregullime mendore. Së pari duhet të thënë se jo në të gjitha çrregullimet ka rrezik për agresivitet si edhe se çrregullimet mendore ndahen nga të lehta sikurse fobitë në të rënda p.sh. psikozat si skizofrenia etj. Së dyti ku debat ka përfunduar prej kohësh nga OBSH dhe është implementuar prej disa vitesh edhe në Shqipëri por jo në mënyrë të plotë. Tendenca është që të eleminohen spitalet psikiatrike apo izolimi dhe të qëndruarit e shumë të sëmurëve bashkë në një mjedis të madh kaotik( duke qenë se janë të gjithë me çrregullime). Kjo mbështetur në studime të cilat sugjerojnë se mjedise të tilla duke mos qenë të shëndetshme e përkeqësojnë çrregullimin dhe pacientin duke e çorientuar atë në vend që ta ndihmojnë të kurohet apo të shërohet sepse e largojnë nga mjedisi normal. Zgjidhja që është dhënë për këtë janë qendrat komunitare apo shtëpizat e vogla e pajisura me mjekë infermiere psikologë punonjës socialë, etj dhe një nr jo shumë të lartë pacientësh me problematika të ngjashme. Kjo në mënyrë që ata të ndihen si në një familje si edhe që mjedisi ti ngjajë sa më shumë atij normal duke kontribuar pozitivisht në kurim. Rastet e rënda, veçanërisht ato që mund të kenë agresivitet, kërkojnë një angazhim më serioz të mjekëve familjarë komunitet pranë dhe një menaxhim serioz për kurën që merr pacienti. Kështu nëse ka një keq diagnostikim ka edhe një keqkurim. Për të mos folur pastaj për rastet kur medikamentet e marra ose janë nga më të rëndat që bota i ka hequr nga përdorimi ose janë të skaduara. Nëse janë të skaduara askush nuk do të lodhej shumë se cila apo e kujt është përgjegjësia.

 

 

 

 

 

 

 

 

Loading...

Lini nje pergjigje