PD: Rama do të fitojë në mënyrë të pandershme në Dibër, nxjerr në fushatë banditë

0
138

Partia Demokratike vazhdon akuzat ndaj mazhorancës se kërkon të fitojë në mënyrë të pandershme në Dibër duke nxjerrë në fushatë bandidë. Sipas Ristanit, Rama ka aktivizuar edhe ish-deputetin Arben Ndoka i përmendur për trafiqe.

“Në panik nga humbja e sigurtë dhe e thellë në Dibër, Edi Rama ka thirrur banditë dhe mercenarë me shpresën se atë që nuk e merr dot me votë do ta marrë me dajak e me kërbaç”, u shpreh Arben Ristani.
“Përveç bandave të drogës të cilat mbështetjen e Ramës për biznesin kriminal duhet ta shlyejnë me shantazhim të qytetarëve për zgjedhjet e 11 shtatorit, Rama ka thirrrur nën armë edhe të tjerë si Arben Noka, i raportuar dje nga media. Dibra po rikonfirmon se aleanca e vetme e Edi Ramës është ajo me trafikantët e kriminelët. Pasi ka prishur kontratën me qytetarët me mashtrimet e tij, pasi ka shkelur me dy këmbë çdo premtim ndaj dibranëve të cilët i ka zhytur në skamje dhe papunësi sepse nuk bëri asnjë investim, nuk hapi asnjë vend të ri pune, nuk bëri asnjë kilometër rrugë, Rama i kthehet të vetmit pakt që ka mbajtur në këto 3 vite, paktit me krimin”, vijoi Ristani në një dalje për mediat nga selia e PD-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here