Këkesa e Bashisë/ Jetimët e strehuar në konviktin e shkollës profesionale të dalin nga aty

0

Një  grup jetimësh që  banojnë  tek konvikti i shkollës profesionale Hoteleri- Turizëm  në Tiranë, do të lirojnë vendbanimet e tyre. Ata kundërshtojnë largimin, pasi nuk janë të kënaqur nga zgjidhja që u ofron bashkia.  Njëmbëdhjetë  jetimë që  banojnë prej vitesh te konvikti i shkollës profesionale Hoteleri Turizmit në  Tiranë, do të largohen nga kjo godinë. Vendimi është marrë nga bashkia e Tiranës pas ankesave të shumta të  nxënësve të konviktit të shkollës teknologjike. Por, Banorët refuzojnë  zgjidhjen  e ofruar nga pushteti vendor. Personave që iu kërkuar të  dalin nga ambientet e konvikteve të shkollës  profesionale Hoteleri Turizmit, këmbëngulin në të  drejtën e tyre për të  jetuar në  ambientet ku kanë jetuar prej vitesh. Burime  pranë bashkisë së kryeqytetit na thanë  se personave që  banojnë  në  konviktin e shkollës Hoteleri Turizëm u është  ofruar qira e rimbursueshme në masën 100% të saj, ose strehim pranë  banesave sociale. Bashkia e Tiranës sqaron se jetimët që banojnë  prej vitesh në  këtë  konvikt, po largohen për shkak të ankesave të  nxënësve të  kësaj shkolle të cilët kanë  dorëzuar disa peticione në  bashki për largimin e tyre.

Loading...

Lini nje pergjigje