Itali/ Mbeti i vrarë gjatë ndjekies nga policia, dalin detaje të reja për Besnik Tafajn

0
153

Pak ditë nga vdekja e 27-vjeçarit shqiptar Besnik Tafaj, gjatë një ndjekjeje nga karabinierët italianë, detaje të reja dalin rreth aktivitetit të tij, në vendin fqinj.

Mediat në Itali shkruajnë se shqiptari ishte një i kërkuar nga policia, pasi akuzohej për një sërë vjedhjesh në qytetin e Brescia-s dhe zonat përreth. Nga hetimet e prokurorisë italiane rezultoi se Tafaj ishte pjesë e një bande të mirëstrukturuar grabitësish, e specializuar në vjedhjet e makinave të luksit, e cila e kishte shtrirë aktivitetin e saj në nivel ndërkombëtar.

Për 27-vjeçarin shqiptar, i cili qëndronte ilegalisht në Itali, ishte dhënë një dënim prej 8 vitesh burg, për veprat kriminale të kryera.

Siç raportojnë autoritetet italiane, Besnik Tafaj u vetëvra aksidentalisht  gjatë një ndjekjeje nga policia.  Ai ishte pikasur nga agjentët italianë, pasi ishte në drejtim të një automjeti tip Audi A8, e vjedhur. Gjatë ndjekjes nga karabinierët, shqiptari qëlloi 4 herë drejt tyre. Më pas, teksa po largohej me armë në dorë, pengohet aksidentalisht dhe shkrep armën, duke u vetëqëlluar në fytyrë.

Hetimet rreth aktivitetit të grupit kriminal që bënte pjesë Tafaj, vijojnë nga prokuroria italiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here