Horoskopi 23 Gusht 2016

0
153

Dashi
Planet për të kaluar kohë me miqtë tuaj të ngushtë mund të anullohen dhe kjo do ju mërzisë paksa, veçanërisht nëse në atë grup përfshihet dhe partneri juaj. Mundohuni ta shfrytëzoni këtë kohë për tu relaksuar dhe për tu përqëndruar tek vetja.

Demi
Sot mund të ndjeheni pak dembelë dhe do të dëshironit që të qëndronit në shtëpi të rrethuar nga librat, por e dini se keni takime të rëndësishme për të bërë dhe përgjegjësi për të përmbushur. Ndjenja juaj e detyrës është e fortë, kështu që mbarojini shpejt detyrat tuaja dhe pastaj relaksohuni.

Binjakët
Distancimi për pak kohë me një person të afërt, ju ka ndihmuar që të reflektoni më mirë në lidhje me të. Jeni të rrethuar nga shumë persona të dashur, por ndjeheni dhe pak të mërzitur pasi ju mungon ai personi i veçantë. Telefonojini, sepse me siguri dhe ai/ajo do jetë shumë i lumtur që të flasë me ju.

Gaforrja
Sot do të ndjeheni të çoroditur nga disa ëndërra gjatë natës. Shqetësimet e ditës, do ju shprehen në ëndërrat që shihni, por mos u shqetësoni më shumë seç duhet pasi çdo gjë do të rregullohet. Merrini gjërat lehtë me pozitivitet.

Luani
Partneri juaj është duke punuar shumë dhe oraret e tij/saj të zgjatura janë duke ndërhyrë në marrëdhënien tuaj. Nga ana tjetër dhe ju jeni të shqetësuar në lidhje me punën dhe shpesh pyesni veten nëse kjo që po bëni është gjëja e duhur.

Virgjëresha
Sot do të mundoheni të mbyllni disa projekte, por nuk arrini të përqëndroheni plotësisht. Vendoseni mënjanë punën për pak kohë, por mos hiqni dorë plotësisht prej saj. Nesër do të jeni shumë më të kthjellët.

Peshorja
Sot do të shfaqni natyrën tuaj protektive ndaj fëmijëve, familjes dhe miqve. Disa lajme jo të mira, do ju demoralizojnë, por mos u shqetësoni pasi gjërat do të rregullohen. Mundohuni të hiqni mendjen duke u marrë me aktivitete argëtuese.

Akrepi
Sot do të përfshiheni në shumë aktivitete shoqërore dhe kjo do ju ndihmojë në krijimin e njohjeve të reja, të cilat mund tju hyjnë në punë më vonë. Do të kënaqeni shumë dhe nuk doni që kjo ditë të mbarojë, megjithatë nesër ju pret një ditë e ngarkuar.

Shigjetari
Sot do të merrni një telefonatë prej dikujt, me të cilin keni shumë kohë pa komunikuar. Kjo do ju befasojë, por dhe lumturojë njëkohësisht. Më vonë do ju duhet të merreni me disa çështje të punës, por do të gjeni kohë dhe për veten tuaj.

Bricjapi
Paratë mund të jenë një shqetësim për ju. Mund të keni shpenzuar më shumë seç duhet ose mund të keni vonesa në pagesën mujore. Kjo do ju mërzië dhe nëse ka diçka që mund tja u lehtësojë shqetësimin, bëjeni.

Ujori
Shumë stres dhe lodhje gjatë ditëve të fundit, mund tju çojë në debate me partnerin/partneren tuaj. Do të ishte më mirë sikur të kalonit pak kohë vetëm, në mënyrë që të kthjelloheshit dhe të largonit energjitë negative. Do të ndjeheni shumë më mirë pas disa ditësh.

Peshqit
Do të dëshironit shumë që ta kalonit ditën në shtrat, por duhen përfunduar disa detyra të lëna pas dore. Pasi ti mbyllni, relaksohuni dhe rifitoni fuqitë për ditët në vazhdim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here