Bulevardi i Ri i Tiranës, IKMT përgatit shpërthimin e një objekti 30 metra të lartë

0
147

Ky objekt që shihni në foto do të shpërthejë me eksoploziv me qëllim hapjes rrugë të punimeve për Bulevardin e Ri të Tiranës. Objekti ndodhet poshte Stacionit te Trenit. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit beri te ditur se do të shembë me shpërthim të kontrolluar një objekt të përbërë nga tri kulla. Lartësia e objektit mendohet të jetë rreth 30 metra. Specialistët e IKMT me mbështetjen e xhenierëve nga Ministria e Mbrojtjes, janë duke kryer proçedurat e fundit para shpërthimit që mendohet të kryhet ditën e enjte. Në trupin e objektit, i cili do të shembet në kuadër të projektit të bulevardit të ri të Tiranës, do të hapen 120 vrima ku mendohet të vendosen 10 kilogramë lëndë shpërthyese C4.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here