Vidal bën tatuazh pompën e insulinës së të birit pranë “Il Campione”

0
108

Fiksimi i Arturo Vidalit për tatuazhet është i ditur. Ai bën pothuajse gjithçka me trupin e tij për t’u dukur “cool” ose thjesht ashtu siç ai do. Edhe stili i tij i lojës është ndryshe nga të tjerët; ai karakterizohet nga sakrifica, përfshirja në duele, vrapi papushim dhe gjuajtjet nga larg. Po tjetër, çfarë kemi harruar? Mbase … filantropinë e tij. Mesfushori kilian i bashkoi këto dy karakteristika duke publikuar tatuazhin e tij të ri në rrjetet sociale: një pompë insuline. Po, krejt pranë tatuazhit të tij “Il Campione“, ylli i Bayernit e shndërroi në art pompën e insulinës si një dedikim për djalin e tij, Alonso, i cili vuan nga diabeti i tipit 1.

Fotoja e Vidalit me të birin e postuar në “Twitter” është shoqëruar edhe me një lutje për presidentin e Kilit, Michele Bachelet, duke bërë thirrje për gatishmëri më të madhe me pompa insuline për të rinjtë me diabet të tipit 1, si pjesë e planit të kujdesit shëndetësor “AUGE“. “Zoti president Bachelet, të gjithë fëmijët kilianë me diabet të tipit 1 meritojnë një pompë insuline #bombadeinsulinaAUGE”, – ishte postimi i ish-lojtarit të Juventusit. AUGE është një organizatë ndërkombëtare e vënë në lëvizje në vitin 2013, me qëllimin lehtësimin e procedurave në kujdesin e përshtatshëm shëndetësor për çdo njeri në nevojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here