Kur unaza përfundon në oqean…. propozimi më i tmerrshëm (Foto)

0
160

Kur Matthew Picca planifikoi propozimin për të dashurën Kayla Harrity, e sigurt që as nuk e kishte imagjinuar çfarë do të ndodhte. Në Southport, NC, Matthew kishte menduar që propozimin ta bënte në restorantin e tyre të preferuar – i gjithi i ndërtuar mbi ujë. Kur ai u ul me njërin gju për të bërë propozimin dhe hapi kutinë që mbante unazën, ndodhi gjëja më e keqe e mundshme – unaza ra në oqean.

 

Kur unaza përfundon në oqean

Kur unaza përfundon në oqean

“Mbulova fytyrën dhe fillova të qaj, sepse e dija që i dashuri u shkatërrua”,- tha Kayla Harrity. ” Matthew nuk më kishte thënë ende asgjë para se unaza të binte në oqean.”

Për fat të mirë, Picca kishte edhe familjen, edhe miqtë, por edhe njerëz të rastësishëm, të cilët u hodhën në oqean për të gjetur unazën. Të gjithë u hodhën në ujë siç ishin, me rroba, dhe filluan kërkimin. Pas më shumë se një ore, unaza u gjet nga dikush me emrin Kyle Blusher. Picca mori sërish pozicionin e mëhershëm, edhe Harrity po ashtu.

Kur unaza përfundon në oqean

Kur unaza përfundon në oqean

Edhe pse të dy të lagur, çifti më në fund vendosën t’i japin një premtim dashurisë së tyre. Të gjithë rreth e rrotull shikonin skenën e rindërtuar kur Harrity vendosi unazën e mahnitshme në gisht: “Të gjithë ishin të mahnitshëm dhe u jemi shumë mirënjohës që na ndihmuan atë natë” – tha Picca për WBTV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here