I preu kokën 12 vjeçarit, dëshmia e Zanit: E vrava se më mërziti

0
188
Kur kane kaluar pese dite nga masakra ne Palase Himare, autori i saj ka folur vetem dy fjalë.
“E vrava se me merziti”, i tha Jorgo Zanit inspektorit te antikrimit qe tentoi ta merrte ne pyetje.
Me pas ka heshtur dhe askush nuk e ka degjuar te thote dicka rreth krimit makaber.
31 vjeçari eshte vendosur i vetem ne nje qeli te paraburgimit te Vlores.
Nuk ka asnje deklarate te firmosur prej tij, pasi hetueset nuk kane mundur t’i marrin asnje rrefim perveçse: e vrava se me merziti.
Burimeve te policise tregojne se atij nuk i eshte vendosur asnje mjekim.
Por megjithate gjate gjithe kohes qendron i heshtur dhe nuk ka treguar asnje shenje agresiviteti.
Pritet mbledhja e nje komisioni ku do jene edhe mjeke psikiater per te caktuar se ku do te vendoset ne te ardhmen.
Zani eshte diagnostikuar me çrregullime te personaliteti, ose sic eshte njohur kohet e meparshme, eshte psikopat.
Ai ka qene nje here i shtruar ne spitalin psikiatrik te Vlores, sikurse edhe ne Greqi eshte trajtuar me antipsikotik.
Momentin kur ai ka kryer krimin, nuk ka patur asnje deshmitar.
Ai u kap nga policia pasi i kishte prere koken 12 vjeçarit Andrea Zani, djali te kusherires se tij qe jeton ne Greqi.
Per shkak te permasve tronditese te ngjarjes, policia ende nuk ka shpjeguar mekanizmin e vrasjes, qe besohet se eshte bere me hanxhar.
Minoreni mengjesin e se enjtes doli nga shtepia e gjyshes ku kishte shkuar me pushime, kurse psikopati i kishte zene prite ne nje rrugice lagjeje. Skenat e mevoneshme kane qene horror dhe kanibaliste.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here