Foton e Omarit e pa gjithë bota. Ja shtatë të tjera po aq të dhimbshme (Foto)

0
158

Omran Daqneesh, një djalë i vogël sirian, shtëpia e të cilit u sulmua nga rebelët në Aleppo, mori vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën. Video e publikuar e Omarit, gjestet e tij duke fshirë gjakun në fytyrë lanë pa fjalë të gjithë botën.

Interesi për përhapjen e fotografisë së Omranit, 5 vjeçar la pa fjalë edhe mjekët të cilët e trajtuan. Fotografi i cili shkrepi fotografinë, tregoi se ka edhe qindra fëmijë të tjerë të cilët gjenden nën rrënojat e luftës që po zhvillohet në ato pjesë – luftë e filluar para 5 viteve e që ende po vazhdon, shkruan New York Times.

Të shtunën, vëllai i Omranit, Ali – 10 vjeçar, vdiq nga plagët që mori gjatë të njëjtit sulm. Vdekja e Aliut, nuk mori vëmendjen e botës ashtu siç e morën vuajtjet e Omranit, e kjo për fat të keq tregon se shumë fëmijë sirianë janë duke vdekur në radar të botës më të gjerë.

 

 

Omran u plagos të mërkurën nga një sulm ajror rus – Rusia ka mohuar përfshirjen që shkatërroi ndërtesën ku u gjet dhe ku po jetonte Omran me familjen e tij.

Të enjten, një faqe pro-qeveritare në internet ka publikuar një fotografi të një vajze të vogël të lënduar në të njëjtën kohë si Omran – nga sulmet rebele.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, tha se 100 fëmijë kanë vdekur në anën lindore të qytetit Aleppo këtë muaj dhe 49 të tjerë në anën perëndimore. Për çdo familje, humbja është i pamatshme. Dhe ka fëmijë të kapur vazhdimisht në betejat në vendeve të tjera, në të gjitha anët, në të gjithë Sirinë e shkatërruar nga lufta.

Fotografia e Omran ka bërë bujë për arsye të dukshme dhe të pakuptueshme. Këtu janë imazhet e shtatë e shumë fëmijëve të tjerë të trajtuar vetëm javën e kaluar në spitalet e të njëjtin rajon. Ato janë postuar nga mjekët dhe banorët e tjerë të Aleppos dhe nga një grup i gazetarëve në WhatsApp.

Ahmad Tadifi, 2 vjeçar

Mjekët nuk ditën se çfarë të bënin me trupin e këtij djaloshi 2 vjeçar, i cili arriti në të njëjtin spital në të njëjtën ditë – aty ku u trajtua edhe Omran. Të mërkurën, Ahmad u nda nga familja, ashtu siç janë ndarë edhe fëmijë të tjerë nga familjet e tyre pas kaosit të shkaktuar nga sulmet në Mashhab të Aleppos, shkruan New York Times, transmeton Gazeta Express.

Ai u operua pasi kishte dëmtime të rënda trupore, sidomos në krahë dhe në këmbë. Më vonë, Ahmad u mbajt për kujdes intensiv në spital ku edhe u operua. Me të qëndroi edhe babai i tij.

Rouwaida, 5 vjeçare dhe Rana Hanoun, 7 muajshe

Motrat Hanoun u plagosën të mërkurën nga i njëjti sulm ajror që u plagos edhe Omran. Ato ishin ndër 12 fëmijët nën moshën 15 vjeçare që u trajtuan në spitalin ku u trajtua edhe Omran – në Aleppo.

Të dyja vajzat kishin lëndime të rënda trupore. Mjekët kishin shpërndarë fotografitë e tyre në WhatsApp – në të njëjtin vend ku u shpërnda edhe fotografia e Omranit.

 

Aisel Hajar, 2 vjeçare

 

 

Aisel vuan nga lëndimet e rënda në kokë dhe në njërën këmbë. Ajo u trajtua në spitalin Al Quds. Vazhdimësia e lëndimeve të saj nuk është publikuar pasi mjekët ishin të zënë duke trajtuar raste të reja që shkonin në atë spital. Mirëpo, aktivistët e quanin Aiselin “Hirushja e Sirisë” – kjo për shkak se ajo kishte njërën çorape të mbushur me gjak, ndërsa çorapet i kishte të bardha.

Amal, 4 vjeçare dhe Hikmat Hayouk, 6 vjeçare

 

Të afërmet Hayouk vuajnë nga lëndimet që i morën kur forcat ajrore goditën lagjen Sakhout të mërkurën. Ato gjithashtu u dërguan në spitalin ku u trajtua edhe Omran.

Një djalosh i pa identifikuar

 

 

Identifikimi i këtij djali ishte i vështirë. Ai u trajtua në të njëjtin spital dhe në të njëjtën natë kur Omran u dërgua në spital. Një gazetar i vendit kishte publikuar fotografinë e tij.

Katër fëmijë të tjerë. Nuk kanë fotografi

 

 

Në orën 3 të mëngjesit të shtunën, një bombë kishte shpërthyer në lagjen Jalloum të Aleppos, ku la të vdekur 7 anëtarë të një familjeje – duke përfshirë katër fëmijë.

Fëmijët ishin; Aisha – 12 vjeçare, Mohammad – 11 vjeçar, Obaida – 7 vjeçare dhe Anfraa – 6 vjeçare.

Nuk ka pasur fotografi të trupave të tyre të vdekur kur u nxorën nga rrënojat.

Babai i tyre, Ali Abu Jound ka xhiruar një video, ku shihen tre trupat e fëmijëve të tij të vdekur, derisa dëgjohet duke iu thënë lamtumirë, duke i thirrur “shpirtrat e mi”, “zogj të parajsës, shkoni aty ku e keni më mirë, shkoni të Zoti”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here