10 trendet për këtë vjeshtë (Foto)

0
180

Vjeshta është duke trokitur, ndaj edhe shumë prej vajzave të modës janë filluar të propozojnë stilet, modelet dhe ngjyrat që duhet t’i kesh patjetër këtë vjeshtë. Për t’i bërë gjërat më të thjeshta ende pa filluar mirë vjeshta, ja ku janë 10 trendet që nuk duhet të të mungojnë në gardërobë. Të kanë mbetur vetëm pak javë dhe… koha për t’i veshur.

 

 

Lëkura

Në cilën vjeshtë nuk ka qenë trend? Ok, në ҫdo sezon vjeshte dhe dimri, por këtë vit vjen me përmasa të mëdha, numra oversize dhe ngjyra. Lëkura të gjata, nën gju, por edhe modele boyfriend do të jenë tendenca e këtij sezoni.

 

Think Pink

Po, ajo që duhet të mendosh këtë vjeshtë është PINK, me ҫdo nuancë të saj të ëmbël, deri në pastel. Fustanet, pardesytë, fundet apo edhe kombinime të tjera duhet të flasin gjithmonë me ngjyrën rozë.

Gjithmonë një shall i hollë

Nuk duhet të mungojë. Me gjithҫka që do zgjedhësh të veshësh. Shalli i hollë do të jetë një tjetër trend i kësaj vjeshte – aksesori i shtuar i stilit unik.

 

Liquid Metal

Metaliket kanë filluar të trokasin qysh në sezonin e kësaj pranvere, por vjeshta do të jetë shpërthimi i këtyre ngjyrave likuide. Metaliket si gold, argjend, e verdhë apo edhe blu do të vijnë në ҫdo veshje këtë stinë.

 

 

Kuadratat

Kuadratat vijnë këtë sezon gjithandej: në këmisha, në fustane, në pantallona…. Kudo. Të thjeshta, të pastra, por edhe kombinime ngjyrash që të japin një pamje unike.

 

Njëra anë duhet zbuluar

Për disa sezone tashmë, njëri sup, njëri krah, njëra shpatull duhet zbuluar. Edhe për vjeshtën do të jetë po kështu. Prerjet asimetrike do të jenë tendenca e kësaj vjeshte, e cila ka gjithmonë vend për ҫdo lloj stili.

 

Prekje kadife

Kur bëhet fjalë për vjeshtën, kadifja është copa më e preferuar. Jo sepse është e ngrohtë, por ky është momenti i saj. Të gjithë stilistët vijojnë të këmbëngulin edhe këtë vjeshtë te kadifja.

 

Jumpstart

Të gjithë designer-at e modës kanë filluar ta bëjnë të pranishëm këtë trend. Fustani mbi një bluzë, një golf apo ҫfarëdo të jetë është versioni më modern që të kujton shkollën këtë sezon.

 

Thurjet

Të gjitha fabrikat e leshit kanë punuar këtë sezon për të sjellë tekstura dhe dimensione nga më modernet për fustanet apo bluzat e vjeshtës dhe të dimrit. Modele të ndërfutura, tip thurje, janë një prej tendencave që do të jenë më IN këtë sezon të ri.

 

Chic

Të qenit chic nuk të bën kurrë jashtë mode. Me copat e mëndafshta, luksin e ke gjithmonë të garantuar. Sipër një pallto të rëndë dhe gjithҫka perfekte.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here