Standard.al

Mijëra besimtarë në peligrinazhin në Malin e Tomorrit

0

Mijëra besimtarë bektashi dhe jo vetëm kanë nisur zyrtarisht pelegrinazhin në Malin e Tomorrit në nder të imamit Abaz Aliu i cili njihet si themelues i kësaj feje. Përfaqësues të Gjyshatës së Skraparit deklarojnë se gjatë këtij viti janë bërë një sërë investimesh në infrastrukturë për të lehtësuar ardhjen e besimtarëve Edhe policia e Skraparit ka marrë masa për të siguruar rendin dhe qetësinë gjatë pelegrinazhit. Besimtarët deklarojnë se e kanë nisur këtë pelegrinazh me shpresën se do të kenë më shumë mbarësi në familjet e tyre. Ritet për festën e Abaz Aliut përfshijnë ndezjen e qirinjve në vendet e shenjta, dhurimin e të hollave pranë objekteve të kultit, flijimin e një deleje apo qingji dhe ndarjen e ushqimit midis besimtarëve. Në këtë pelegrinazh pritet që të marrin pjesë edhe personalitete të larta të politikës shqiptare dhe trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.