Akuzat e PD-së/ Malltezi: Ja pse qeveria dështoi me turizimin këtë sezon

0
149

 

“Edhe pse i gjeti të gatshme disa landfille për mbetjet urbane sipas standarteve, qeverisja e sotme nuk është e aftë as të transportoje mbetjet, dhe plehrat po mbysin qytetet nga Laçi deri ne Himarë”

denocimi malltezi 3

Partia Demokratike akuzoi qeverinë  dhe kryeministrin Edi Rama se ka dështuar në sektorin e turizmit këtë sezon veror. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Kreu i Departamentit të Turizmit dhe Mje  disit në PD deklaroi se shqiptarët u përballën me mungesën e  ujit, të energjisë eletrike  dhe me rrezikun e sigurisë së jetës.” Meqë sezoni është drejt mbylljes, le të reflektojmë 1 minut për turizmin që patëm sivjet. Në kulmin e sezonit turistik shqiptarët dhe turistët u përballen me çështje bazike që i kishim harruar prej vitesh si rreziku i sigurisë së jetes, ndërprerjet e energjisë elektrike, mungesat e ujit, etj.Këtë vit pati me dhjetra bjerrje të standarteve në turizëm, si psh:Vdekje e turistëve të huaj në tokë dhe në det si pasojë e papërgjegjshmërise së qeverisë. Rendi publik degjeneroi me shpejtesi dhe grabitjet me armë nuk kursyen as aeroportin e vetëm, nga ku mbërrijnë shumë turistë.Gjithë bregdeti vuajti mungesën e dritave edhe në kulmin e turizmit.0 km rrugë të reja në zonat turistike.0 km për Rrugën e Arbrit, Rrugën e Elbasanit dhe segmentet e fundit të Rrugës së Kombit.0 impiante të reja për trajtimin e ujërave të ndotura në zonat bregdetare dhe mosfunksionim i impianteve të trajtimit të ujrave të ndotura të Durrësit, Sarandës dhe Vlorës, për të cilët qeveria e PD shpenzoi dhjetra miliona euro,” –  u shpreh Malltezi.

 

 

Qëndrimi

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD,  theksoi se një tjetër  shqetësim është transportimi i mbetjeve dhe derdhja e  tyre në vendet bregdetare, duke sjellë ndotje të mjedisit dhe rrezik për qytetarët. Sipas demokratëve në kulmin e sezonit turistik qeveria ka braktisur detyrën dhe nuk po u jep zgjidhje problemeve me të cilat ndeshet turizmi.”Agjensia Evropiane e Mjedisit njoftoi se cilësia e ujrave bregdetare shqiptare degjeneroi gjatë 3 viteve të fundit dhe rekomandoi të mos frekuentohen plazhet tona!Edhe pse i gjeti të gatshme disa landfille për mbetjet urbane sipas standarteve, qeverisja e sotme nuk është e aftë as të transportoje mbetjet, dhe plehrat po mbysin qytetet nga Laçi deri ne Himarë.Kafshë të ngordhura mbeten dite të tëra nëpër plazhet e Golemit, Hamallajt.

 

denoncimi malltezi 2

Derdhje nafte dhe mbetje mazuti në Durrës, Vlorë dhe Dhërmi ndërsa qeveria fshihet si struci dhe as nuk njofton qytetarët dhe as nuk shpall gjendje te emergjencës civile.Uji i pijshëm për qeverinë konsiderohet luks ndaj nuk jep asnje zgjidhje.Kullat e vrojtimit u kthyen në ndotje pasi hekurishtet u korroduan dhe nuk kanë asnjë roje, gjë që është rrezik i shtuar për pushuesit që mund të gënjehen nga fasada.Bregdeti i Vlorës u kthye në Llucomare ndërsa injoranca dhe vjedhjet me fasadën e Lungomares e kthyen atë në stresin më të madh të jetës për turistët dhe Vlonjatët.Qeveria ka braktisur me kohë detyrën, ndërsa qytetarët në kulmin e sezonit turistik bëjmë pyetjet që i kishim harruar prej 10 vitesh si; “A ka drita? Po ujë? Po siguri”, – tha ai. Ndërkohë demokrati Malltezi ftoi qytetarët të refuzojnë qeverinë, të cilët e cilësoi si të papapërgjegjshme, duke theksuar se turizmi do të jetë më mirë pa Edi Ramën. “Ju ftojme të refuzojmë qeverisjen e papërgjegjshme dhe të bashkohemi për të: Rikthyer sigurinë e jetës dhe të pronës.Përmirësuar punësimin duke ulur taksat për turizmin. Përmirësuar mjedisin dhe zhvilluar turizmin.Turizmi do të jetë më mirë pa Edi Ramën,” – përfundoi deklaratën, kreu i departamentit të Turizmit dhe Mjedisit në Partinë Demokratike.

.denoncimi malltezi 1

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here