30 arsye të bindshme që të dilni më herë nga puna

0
141

A nuk ka dëshiruar ndonjëherë dikush nga ju që të dalë më herët nga puna? Po ju japim 30 arsye të cilat do t’ju bëjnë të mundshme të ikni më herët nga puna, por që askush të mos jua zërë për të madhe. Madje edhe nëse keni shefin më të ashpër në botë, me siguri në listën tonë dotë gjeni së paku një arsye të cilën do të mund ta përdorni.

puna3

  1. Ju ka thirrur komshiu, i ka pëlcitur gypi i ujësjellësit dhe ka filluar t’i vërshojë shtëpia. Ju duhet patjetër të shkoni në shtëpi!
  2. Nëse shefi juaj i do kafshët, thoni që urgjentisht ju duhet të shkoni në shtëpi për shkak të kanakarit tuaj. Njerëzit të cilët i duan kafshët me siguri do t’ju lirojnë nga puna në çfarëdo kohe.
  3. Jeni helmuar me ushqim… gjithmonë ka sukses! Vetëm kujdes të mos e fajësoni gjellëbërësin e restorantit të adhuruar të shefit tuaj!
  4. Keni diarre – të gjithëve do t’u vijë turp për t’ju bërë kontroll, ndërkaq vi do të dilni nga puna brenda 5 minutash!
  5. Më është prishur vetura dhe tani po prisni karrotrecin i cili po vonohet gjithnjë e më shumë.
  6. Kushërira juaj ka filluar të lindë, ndërkaq ju jeni personi i vetëm që jeton në afërsi të saj dhe duhet patjetër ta dërgoni në spital!
  7. Keni thyer dhëmbin – çfarë taksirati, ju duhet të shkoni te dentisti për intervenim urgjent.
  8. Nëse shefi është mashkull, vetëm thoni se keni probleme “femrash”… nuk ka mashkull i cili do t’ju pyeste se për çfarë problemesh është fjala!
  9. Morra …! Askush nuk dëshiron të shkoni në punë me morra. Mbase do të merrni edhe ndonjë ditë të lirë  derisa të zgjidhni këto telashe.
  10. Thoni shefit q keni bërë analizën e gjakut dhe ju kanë thënë se disa rezultate nuk ju kanë dalë të mira… duhet patjetër menjëherë të shkoni për të bërë analiza plotësuese.
  11. Keni marrë ftesë të shkoni në gjyq, askush nuk guxon të luaj me ligjin!
  12. Thoni që keni infeksion të traktit urinar. Kjo është një arsyetim i mirë, sepse mund të shfaqet brenda natës dhe të shërohet për dy-tri ditë pa barna të veçanta dhe pa shkuar te mjeku.
  13. Djali potencial agresiv i mikes suaj më të mirë e  ka përzënë nga banesa dhe duhet t’i ndihmoni që të shpërngulet bash sot!
  14. Ju ka ngelur çelësi brenda veturës. Mjeshtri tashmë është nisur tek ju, mirëpo ju ka thënë së do t’i duhet një kohë goxha që të arrijë.
  15. Një anëtar i familjes tuaj të ngushtë ka pasur aksident. Nuk e dini sa është lënduar andaj nuk po mund të përqendroheni në punë derisa të mos mësoni për gjendjen e tij.
  16. Ju ka sulmuar virusi në stomak. Ky është arsyetim i shkëlqyeshëm, sepse do të merrni edhe ndonjë ditë më tepër për t’u këndellur.
  17. Gropa septike ju është mbushur dhe ka filluar të rrjedhë në sipërfaqe, kështu që  oborri ju është vërshuar. Çdokush do të kuptojë që duhet urgjentisht ta zgjidhni këtë problem.
  18. Druri nga oborri i komshiut ka rënë në rrugë dhe ju ka bllokuar rrugën. Keni ftuar shërbimin komunal dhe tani jeni duke pritur që t’ju lirohet rruga, mirëpo nuk e di se kur do të arrijë shërbimi.
  19. Ju ka thumbuar bleta, por nuk e keni ditur fare që jeni alergjik… fytyra ju është ënjtur shumë dhe nuk po shihni asgjë.
  20. Transporti juaj nuk ka arritur në mëngjes dhe tani duhet patjetër të gjeni ndonjë transport tjetër për të shkuar në punë. Ju vjen keq që do të vonoheni!
  21. Vetëm thoni që më është “shtanguar kurrizi”, askush nuk e di se çka do të thotë në të vërtetë kjo, mirëpo gjithsesi nuk mund të shkoni në punë në një gjendje të tillë.
  22. Vuani tmerrësisht nga hemorroidet dhe mjeku ju ka këshilluar që të futeni në vaskë me ujë të njelmët, për disa orë. Askush nuk do të ketë guxim t’ju bëjë ndonjë vërejtje.
  23. Keni problem kronik gjinekologjik. Dilni nga puna dhe mos u brengosni fare!
  24. Migrena është arsyetim i shkëlqyeshëm. Secili që së paku njëherë e ka përjetuar do të dijë se sa e tmerrshme është dhembja, posaçërisht nëse zgjat disa ditë…
  25. Thoni që jeni përvëluar me rastin e përgatitjes së gjellës. Vetëm kini kujdes që të thonë që jeni djegur në ndonjë pjesë të trupit të cilën lehtë mund ta fshihni disa ditë në vijim kur jeni në punë!
  26. Keni qenë dëshmitar kur vetura ka përplasur dikë, pastaj ka ikur dhe jeni detyruar të shkoni në stacion policie që të jepni deklaratë. Edhe kësaj here nuk guxoni të luani me ligjin!
  27. Vetëm thoni që bashkëshorti juaj, fëmija, bashkëbanuesi – është sëmur dhe nuk mund të ngrihet nga shtrati, andaj patjetër duhet të qëndroni në shtëpi dhe të kujdeseni për të”.
  28. Dikush është përpjekur të thyejë shtëpinë tuaj mbrëmë dhe sot duhet patjetër të montoni derën e sigurisë apo ndonjë sistem sigurimi. Askush nuk do të provojë që të luaj me sigurinë tuaj!
  29. Thërrisni shefin dhe thoni që shërbimi komunal jua ka konfiskuar veturën dhe duhet të shkoni patjetër të paguani gjobën, sepse të nesërmen duhet të paguhet dyfish.
  30. Thoni shefit që ju ka prishur dera e garazhit dhe nuk keni mundur të nxirrni veturën.

Si thoni ju, a i kemi sajuar mirë këto arsye? E pra, të gjitha këto situata neve vërtet na ndodhin në jetë… Cili do të jetë arsyetimi juaj që të mungoni nga puna? / ngjyra.com

puna2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here