Zgjdhjet në Dibër/ Shehu: Investim në infrastrukture dhe hapje e vendeve të reja të punës, janë prioriteti ynë

0
136

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Peshkopisë, Sherefedin Shehu takoi banorë të Kalasë së Dodës ku theksoi se prioritet i punës së tij do të jenë investimet në rrugë dhe në bujqësi.

Në hapje të takimi,t nënkryetari i PD Edi Paloka prezantoi kandidatin Shehu si një intelektual dhe ekspert model në PD dhe parlamentarizmit shqiptar.

“Kandidimi i Sherefedin Shehut i bën ndër jo vetëm PD por edhe Dibrës, sepse ai ka dëshmuar gjatë gjithë karrierës së tij përkushtim, integritet dhe vlera”, u shpreh Paloka.

Kandidati Shehu tha se Dibra në këto vite të qeverisë Rama lëngon nga varfëria dhe është lënë në harresë. Asnjë premtim nuk ka mbajtur Edi Rama por ka berë të kundërtën.

“Rriti taksat, çmimin e energjisë elektrike. Me dhjetra familje janë në errësirë sepse nuk paguajnë dot faturat e rritura të energjisë ndërsa papunësia është rritur. Kjo është një nga zonat me pasuri e resurse të mëdha natyrore në të gjithë vendin, por ka nevojë për një dorë të fortë drejtimi, vizion dhe vullnet për të punuar. Nuk ka subvencione në fshat, tregje të reja, pasi paratë nuk shkojnë tek fermerët, por tek njerëz pranë klaneve të qeverisë.

Nuk jepen fonde për ndërtime rrugësh, ujësjellësash, shkolla, qendra shëndetësore, e hapje vendesh të reja pune, sepse qeveria i harxhon paratë e taksave për luks qindra milionë euro të zyrave dhe pushime luksoze të qeveritarëve. Të gjitha këto investime do të jenë axhenda e përditshme e punës së bashkisë së re , përmes një bashkëpunimi të fortë me partnerët ndërkombëtarë”, tha kandidati i djathtë Sherefedin Shehu, i cili prej vitesh në karrierën e tij si ekspert i financave dhe ekonomisë njihet për partneritetin efikas me donatorët.

“Ndër prioritetet e punës sime – tha kandidati Shehu – do të jete mbështetja për familjet e varfëra që nuk sigurojnë dot bukën e gojës”. Sipas Shehut, me reformat e bashkisë së re, Dibra do të kthehet edhe në një potencial konkurrues në rajon , për turizmit malor, një mundësi e mirë dhe për punësim. Bukuritë natyrore të Dibrës janë të jashtëzakonshme së bashku me traditën dhe mikpritjen e veçantë të banorëve, theksoi Sherefedin Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here