Shqiptarja që merret me grimin horror rrëfen punën dhe jetën me aktorin “Betim Spërdhima”

0
224

betim27 betim26 betim24

 

“Daily Mal” dhe shumë media të tjera të huaja kanë publikuar dje, por edhe kohë më parë raste të artistëve që bëjnë grime horror ose e thënë ndryshe efekte speciale. Por, nuk është nevoja të shkojmë aq larg, edhe Shqipëria ka talente të tilla, por për fat të keq në vendin tonë nuk vlerësohen siç duhet për të mos thënë fare. Pranvera Metolli është e dashura e aktorit të njohur shqiptar, Rezart Veleshnja ose siç njihet nga pjesa më e madhe me rolin e tij tek “Portokallia” Betim Spërdhima”. Ajo është e vetmja shqiptare që merret me këtë art, por që duke mos gjetur mbështetjen e duhur në Shqipëri, është detyruar që ta ushtrojë këtë profesion jashtë.

Në një intervistë për Jetaoshqef.al, Pranvera rrëfen disa pjesë nga karriera e saj, faktin që ka qenë pjesë e një filmi, por gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë, pasi nuk është vlerësuar puna e saj. Gjithashtu ajo rrëfen edhe marrëdhënien e saj me Rezartin, me të cilin ka rreth një vit e gjysmë që njihet, por që kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe dashurinë ndaj tij Pranvera nuk ngurron që ta tregojë.

Intervista:

Pranvera, prej sa kohësh merreni me këtë punë dhe ku e ushtroni më tepër profesionin tuaj, në Shqipëri apo jashtë?

Më tepër jashtë se Shqipëria nuk ka treg për këtë zhanër grimi.

 Sa fitimprurës është për ju dhe a njihni të tjerë në Shqipëri që bëjnë të njëjtën gjë?

Është fitimprurës sepse jashtë Shqipërisë efekti special paguhet. Unë kam studiuar në Venecia Itali

Special Effects. Nuk njoh sot për sot një tjetër që të ketë studiuar, tani po përgatitem për një film në Suedi.

Keni tentuar këtu në Shqipëri që të merrni pjesë edhe në filmat që bëhen në vendin tonë për të tilla grime?

Doja të thoja edhe diçka për filmin, do ketë vetëm kufoma, të vrarë, të djegur, kam punuar në Shqipëri, por jam zhgënjyer. Kam bërë Make up dhe speciale efekte për flokët tek filmi “Pit Stop Mafia” me regjisor Fatmir Koci, por nuk ngela e kënaqur aspak.

Për shkak të pagës?

U zhgënjeva për shumë gjëra, pagesa mu tha ndryshe dhe drejt fundit të filmit më thanë jo se lamë për atë pagesë.

Nuk firmoset kontratë  në fillim?

Firmosa kontratën paraprake sepse regjisori kishte menduar çdo. Unë me mirëbesim kisha dhe bashkëshortin tim Rezart Veleshnja.

Sa kohe shpenzoni për të përgatitur një efekt? Prsh në rastin konkret për një person të vrarë/djegur etj?

Nuk më merr shumë kohë, varet nga sipërfaqja e plagës dhe materiali që do përdor.

Rezarti punon në Shqipëri, një aktor i dashur për të gjithë dhe i njohur më tepër tek “Portokallia”, ndërsa ju e detyruar nga puna udhëtoni jashtë, sa e vështirë është te koordinosh jetën private me atë profesionale?

Para se të flas për këtë dua të them edhe një kuriozitet nga filmi. Kur dolën posterat e premierës, shkova t’i lexoj për kuriozitet, kur pashë që as aty nuk ishte emri im, u habita sinqerisht. Pyes regjisorin sepse lexova emrin e çdo  personi të vetëm në film dhe emri i grimit nuk ishte. Regjisori kërkonte falje dhe tha se është bërë një keqkuptim në Angli, gjë që për një regjisor si Fatmir Koci, as kjo si ka hije. As në emisione kur u fol për filmin, emri im nuk u përmend aspak. ishte një film ku shikoja aktoret profesioniste që silleshin modeste dhe disa të tjerë qe vinin nga profesione të tjera, të cilët me modesti dolën të flisnin ne emision dhe nuk e dinin ende për fare behej fjale në film. Përsa i përket lidhjes sonë, për mua dhe Rezartin është shumë e vështirë distanca, por prapë arrijmë të gjejmë mundësinë të jemi afër njëri-tjetrit.

Prej sa vitesh njihesh me Rezartin dhe ku e shikoni të ardhmen tuaj?

Ndoshta jo aq shpesh sa do donim ne, por prapë gjejmë kohen të jemi bashke. Me Rezartin kemi pak kohë që njihemi, por kemi gjetur shumë gjera të përbashkëta, të cilat na kanë lidhur ngushtë me njeri-tjetrin. Ai është gjithçka për mua. Arsyeja pse unë luftoj me tepër që nga momenti kur njoha dashurinë time, është frymëzimi që ai me jep, forca, besimi, gjerat më të rëndësishme që një partner duhet të dhurojë. Unë sot luftoj për ne. Me Rezartin jemi bashkë prej një viti e gjysmë në lidhje, ndërsa pak ditë më parë, më 14 gusht mbushëm zyrtarisht një vit të dy. E ardhmja nuk është e përcaktuar. Të ardhmen tonë do doja shumë ta shihja vetëm në Shqipëri sepse është vendi ku Rezarti është një nga personazhet më të dashur të publikut tonë. Besoj se dhe në kinematografinë tonë pretendimet për profesionistë do shtohen dhe pse mos të zhanreve më të vështirë, ku në Shqipëri ende nuk kemi parë diçka vërtet scary (frikshme).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here