Standard.al

Ndryshon tërësisht Anjeza Shahini

0

Anjeza Shahini është një nga zërat më të bukur që ka dalë nga konkurset e talent-­show të realizuara në Shqipëri gjithë këto vite.

Fituese e çmimit të parë të edicionit të parë të “Etheve të së premtes mbrëma”, Anjeza vijoi sukseset e saj me pjesëmarrjen në Eurosong, ku përsëri Anjeza ishte e para këngëtare shqiptare që konkurronte dhe që mori një rezultat spektakolar, duke u renditur e 5­-ta.

Prej rreth më shumë se një viti, Anjeza është shkëputur plotësisht jo vetëm nga muzika, por edhe nga Shqipëria, sepe ajo është martuar me një djalë anglez, të cilin e njohu gjatë misionit të tij diplomatik në Shqipëri. Tani Anjeza është bërë zonja Connolly dhe jetën që bën në Londër e ndan edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.