Keni guxim, shkoni atje. Hapet ura prej xhami më e gjata në botë (FOTO)

0

Ura më e gjatë dhe më e lartë prej xhami në botë u hap më në fund për vizitorët, në Kinën Qëndrore.

Ajo lidh dy male të ndryshme në Zhangjiajie, në provincën Hunan, në zonën e njohur si malet Avatar, pasi aty është  xhiruar edhe filmi hollivudian “Avatar”.

Struktura e saj përfundoi në Dhjetor të vitit të shkuar dhe ndërtimi i saj ka kushtuar 3.4 milionë dollarë.

Ajo qëndron 300 metër mbi tokë dhe është e përbërë nga një xham transparent. Ura është gjashtë metër e gjerë dhe është dizenjuar nga arkitekti izraelit, Haim Dotan.

Struktura gjigande e saj ka tërhequr vëmendjen e milionë vizitorëve në mbarë botën, të cilët nuk e kanë humbur këtë moment të veçantë për të realizuar foto, madje një çift ka celebruar edhe ditën e tyre të dasmës.

ura-3 ura-4 ura-1 ura-2

Lini nje pergjigje