Jeni gjithnjë me vonesë? Shkencëtarët zbulojnë arsyet

0
141

Është njerëzore që ndonjëherë të mbërrini vonë në një takim, punë etj. Por për disa, të qenit me vonesë është diçka normale dhe e zakonshme.

Prej disa dekadash, shkencëtarët janë përpjekur që të kuptojnë këtë fenomen tek njerëzit dhe kanë gjetur tipare të ngjashme që karakterizojnë personat që janë gjithnjë me vonesë.

Sëfundmi studiues në fushën e Psikologjisë kanë dalë në përfundimin se, të qenit me vonesë është pjesë e personalitetit të një individi.

Në një artikull të publikuar nga “The Wall Street Journal”, psikologia Justin Krueger shprehet se, këta persona janë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë për shkak të vonesës dhe pikërisht ky është paradoksi, pasi ndonëse e dinë një gjë të tillë, ata vijojnë të jenë me vonesë.

Një ndër arsyet më të zakonshme që njerëzit janë gjithnjë me vonesë është thjeshtë fakti se ata nuk ia dalin që të përllogarisin kohën që i duhet për të realizuar një detyrë dhe e nënvlerësojnë atë. Studime kanë treguar se plot 40 përqind e njerëzve e nënvlerësojnë kohën që u duhet për të përmbushur një detyrë.

Një tjetër tipar, që fare lehtë mund të lidhet me të parin, është se personat që janë gjithnjë me vonesë, kanë më shumë gjasa që të jenë individë që bëjnë disa gjëra njëkohësisht (multitasking).

Kjo ndodh sepse këta persona e kanë të vështirë që të kenë “metacognition”, thënë ndryshe, të jenë të ndërgjegjshëm se çfarë po bëjnë.

Në 2001, Jeff Conte, nga San Diego State University në SHBA, zbuloi se ekziston një tjetër lloj personaliteti që ka më shumë shance për të qenë me vonesë.

Në studimin e tij, ai vure re se, teksa individë të tipit A, të orientuar drejt përmbushjes së qëllimit me sukses, janë më të prirur për të qenë të përpiktë, individët të tipit B, që janë më të qetë dhe të relaksuar, janë me vonesë.

Në fakt, për këta dy lloj individësh koha kalon ndryshe. Këtë, Conte e ka gjetur në të paktën 3 studime të tjera.

Për individë të tipit A, 1 minutë kalon në 58 sekonda, ndërsa për tipin B, 1 minutë kalon në 77 sekonda.

“Ndaj nëse keni një vonesë 18 sekondëshe, diferenca do shtohet më kalimin e kohës”, tha Conte për “The Wall Street Journal”.

Sigurisht, të diturit të gjitha këto gjëra jo domosdoshmërisht e rregullon këtë problem.

Por shkencëtarët po krijojnë strategji që mund të përmirësojnë përpikmërinë. Për ata që nënvlerësojnë në mënyrë konstante detyrat, të parit një aktivitet të caktuar në çdo hap me detaje mund të ndihmojë në vlerësimin e saktë të kohës që nevojitet për ta realizuar atë.

Të gjitha ata që janë gjithnjë me vonesë duhet të kuptojnë se nuk mund të jenë në dy vende në të njëjtën kohë dhe duhet të përpiqen të planifikojnë më pak gjëra dhe shumë larg në kohë nga njëra – tjetra

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here