Higuain debuton me gol, i jep tri pikë Juves në ndeshjen e parë (VIDEO)

0
166

Juventus nuk zhgënjen në ndeshjen e parë në Serisë A ndaj Fiorentinës. Bardhezinjtë morën tri pikë në shtëpinë e tyre falë dy golave të Khedirës dhe Higuainit.

Higuain duke festuar pas golit me Juventusin

Higuain duke festuar pas golit me Juventusin

Fillimisht Khedira kaloi vendasit në avantazh në minutën e 37′ të pjesës së parë, ndërsa miqtë barazuan në minutën e 70′ me anë të Kaliniç.

Goli që përcaktoi edhe rezultatin final në këtë sfidë u shënua nga argjentinasi Gonzalo Higuain.

Ky i fundit erdhi pak ditë më parë me shumë bujë nga Napoli te Juventusi dhe me sa duket nuk i ka zhgënjyer ata që i besuan në këtë transferim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here