Banka Botërore zbardh skandalet e Beqajt me tenderat, ja raporti

0
253

Banka Botërore është institucioni i radhës i cili zbardh skandalet e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj me tenderat në fushën e shëndetësisë. Sipas BB, kjo ministri ka qenë e paaftë në projektet e dhënë në këtë fushë duke e vënë theksin në ndryshimin e vazhdueshëm të anëtarëve Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Në raport thuhet sa ka një tejzgjatje artificiale nga Ministria e Shëndetësisë për procedurat e prokurimit, çka ka sjell edhe vonesa të mëdha në projektin e BB. Qeveria ka aktualisht një projekt në fushën e Shëndetësisë me financim nga Banka Botërore në një vlerë prej 38.9 milionë dollarësh. Por edhe pse projekti ka një kalendar për zbatimin e masave të ndërhyrjes ministria ka dështuar të arrijë afatet e caktuara për shkak të vonesave me prokurimet. Në një raportin zyrtar të misionit të asistencës që bëri dhe vlerësimin e ecurisë së projektit që i takon Ministrisë së Shëndetësisë me në krye Ilir Beqajn, shfaqet edhe një herë ngërçi i prokurimeve ku herë janë vonuar vendimet e herë janë ndryshuar anëtarët e komisionit të vlerësimit. “Edhe pse ka pasur disi progres në disa aktivitete si për shembull përgatitja e termave të referencës për kontraktimin e skuadrës ndërkombëtare të menaxhimit që do të mbështesë menaxhimin ekzistues të “Qendrës Universitare Spitalore”, procedurat e prokurimit për shumicën e mjeteve të asistencës teknike kanë pasur vonesa.

Arsyet kyçe pas vonesave kanë qenë vendimet e zgjatura të Komisionit të Vlerësimit dhe në pak raste ndryshimet e anëtarëve të komisionit. Si rezultat i kësaj kontaktimi i aktiviteteve kyçe që lidhen me asistencën teknike përfshirë: dizejnimin për rehabilitimin fizik të spitalit pediatrik në QSUT dhe rishikimi i Planit të Racionalizuar të Spitalit pritet që të mbyllet vetëm në fund të gushtit ose fillim shtatori. Vonesa janë vërejtur edhe sa i përket procesit përgatitor për Master Planin EHealth dhe Fjalorit të të Dhënave të Shëndetësisë”, thuhet në dokument. Projekti në fjalë ka katër komponentë ku përmirësimi i shërbimit spitalor ka një kosto 17.8 milionë dollarë. Komponenti i Zgjerimit të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Shëndetësor ka një kosto 16.95 milionë dollarë, ai për përmirësimin e financimit të sistemit shëndetësor 3 milionë dollarë dhe menaxhimi i projektit, monitorimi dhe vlerësimi 1.15 milionë dollarë. Mos realizimi sipas planifikimit i këtij projekti nuk i ka pëlqyer aspak Bankës Botërore, rezervat e së cilës shihen mjaft qartë në raport.

 

Kritikat për Ilir Beqaj

Në fakt Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka qenë një nga më të kritikuarit në vend nga kabinet i Edi Ramës që në momentin që mori drejtimin e këtij dikasteri. Këtë herë rezerva mbi punën e tij ka shprehur edhe një institucion ndërkombëtar prestigjioz siç është Banka Botërore. Në fakt shëndetësia mund të konsiderohet padyshim një nga sektorët ku mazhoranca ka dështuar totalisht. Premtimi për një shëndetësi falas dhe me standarde ka mbetur vetëm në letër tashmë, pasi të shkosh në QSUT është kthyer në një ankth për të gjithë pacientët. Mungesa e kushteve të përshtatshme, mungesa e medikamenteve, neglizhenca e personalit mjekësor jo vetëm që nuk janë përmirësuar gjatë këtyre viteve, por nuk do të oshte gabim nëse do të thoshim që janë përkeqësuar. Për më tepër Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me disa tendera.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here