Standard.al

E vërteta mbi kërcitjen e gishtave

0

Gjyshet ose nënat na thonë se të mos i kërcasim gishtat, sepse është keq, sidomos kur jemi në shtëpi.

Kërcitja e gishtave është një nga zakon i bezdisshëm, ku njerëzit mendojnë se është madje i dëmshëm për duart. E vërteta qëndron ndryshe, e këtë e demonstron një studim i ri.

Në të thuhet se personat që i kërcasin gishtat, nuk kanë aspak probleme me duart. Ata që i kërcisnin gishtat, kishin një lëvizshmëri më të mirë se ata që nuk e bënin këtë.

Nyejt, si ato që lidhin gishtat me pjesën tjetër të pëllëmbës, kanë disa hapësira të mbushura me një lëng që quhet lëngu sinovial, i cili kryen funksionin e grasos, që lejon lëvizjen e kockave dhe pengon fërkimin e tyre me njëra tjetrën.

Kur ju kërcisni gishtat ose nyje të tjera, ju zgjeroni hapësirën midis kockave. Ky zgjerim hapësirë, krijon një tension negativ që e tërheq lëngun sinovial që ndodhet në nyje, në këtë hapësirë të re të krijuar. Futja e menjëhershme e lëngut në këtë hapësirë është kërcitja që ju dëgjoni.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.