Bizneset në faliment, 35 çështje në Gjykatën e Tiranës

0
225

Gjatë këtij viti, numri i bizneseve që kanë aplikuar për faliment në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë është shtuar. Të dhënat tregojnë se që nga fillimi i vitit janë regjistuar 35 çështje të tilla, nga të cilat 13 janë të reja. Rastet e falimentit zgjasin me vite në sistemin gjyqësor, pasi ligji ekikstues është kompleks dhe i vështirë për t’u zbatuar. Shpallja e falimentit konsiderohet një ndër pengesat kryesore të të bërit biznes në Shqipëri.

Shtohet numri i bizneseve që kërkojnë të shpallin falimentin.Që prej fillimit të këtij viti, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë janë regjistuar 35 çështje për faliment, nga të cilat 13 janë të reja.

Çështje të tilla kërkojnë kohë për t’u trajtuar, pasi burokracitë administrative për falimentin zgjasin me vite.

Ndërsa në total, për periudhën janar – gusht 2016 janë regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë 11.804 çështje, nga të cilat 6.812 janë të reja, ndërsa 4.787 të mbartura.

Numri më i madh i çështjeve të reja të regjistruara gjatë kësaj periudhe i përket atyre me natyrë kontraktuale, ndërsa 463 çështje kanë të bëjnë me shkaktim dëmi.

Në rritje gjatë këtij viti kanë qenë edhe çështjet që kanë pasur në themel marrëdhëniet e punës.

Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, janë regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, 549 çështje të tilla.

Ndërsa çështjet e tjera trajtohen në një kohë më të shkurtër nga gjykata, rastet e falimentit janë ato që zgjasin.

Kjo pasi ligji ekzistues është kompleks, me shumë rregulla të detajuara, vështirësi për t’u kuptuar, me terma të paqartë dhe shpesh kontradiktor, me shumë referenca dhe shumë i vështirë për t’u vënë në zbatim.

Kjo bën që çështjet e falimentit të zgjasin me vite.Në Kuvend është dorëzuar tashmë ligji i ri i falimentit, i hartuar me asistencën e IFC-së.Drafti pritet të diskutohet në Komisionet parlamentare me nisjen e sesionit të ri.Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here