Kapen 7 ‘ushtarakë’ shqiptarë e bullgarë në Spanjë, trafikonin kokainë e heroinë të pastër

0
123

Një operacion antidrogë, i zhvilluar në Spanjë, ka vënë në pranga shtatë persona, bullgarë dhe shqiptarë, shkruajnë mediat vendase. Operacioni është kryer në Tarragona dhe Barcelonë, ndërsa raportohet se personat e prangosur kishin të gjithë përgatitje ushtarake. Mësohet se trafikantët dërgonin heroinë në Spanjë, nga Ballkani dhe Turqia. Policia ka konfiskuar 38 kilogramë heroinë të pastër, 8 kilogramë kokainë dhe 50 kilogramë substanca të tjera, që përdoreshin për përzierjen e lëndës narkotike. “Anëtarët e bandës kanë qenë të stërvitur ushtarakisht dhe kishin disiplinë të rreptë”,- thuhet ndër të tjera në komunikatën e policisë spanjolle. Ata kanë qenë prej disa kohësh nën përgjim nga autoritetet. Operacioni masiv në Spanjë është zhvilluar ditën e djeshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here