Horoskopi 18 Gusht 2016

0

Dashi (21 mars- 19 prill)

Loading...

Keni dëshirë që të ndani idetë tuaja me personat përreth dhe përpiqeni që me fjalët tuaja, të ndikoni tek personat që ju dëgjojnë. Do e keni të vështirë të krijoni autoritetin që doni, por nëse keni vullnet mund tja arrini. Është e rëndësishme të ëndërroni, pavarësisht mundësisë që keni për ti kthyer në realitet.

Demi (20 prill- 19 maj)

Mënyra më e mirë për të krijuar harmoni mes njëri-tjetrit, është të jeni fillimisht në harmoni me veten. Mos prisni që të tjerët të kujdesen për nevojat dhe dëshirat tuaja dhe anasjelltas. Mundohuni të respektoni kufijtë e njëri-tjetrit dhe kjo do ju sigurojë një marrëdhënie sa më të mirë. Gjithashtu, mos bini pre e tentativave për manipulim nga disa persona të caktuar.

Binjakët (20 maj- 20 qershor)

Koncepti juaj mbi realitetin bazohet më shumë tek emocionet, sesa tek faktet. Kjo është një nga ato ditët, kur gjërat nuk shkojnë mirë. Ju keni tendencë ti përjetoni shumë gjërat që ndodhin dhe kjo ju bën që të humbisni racionalitetin. Megjithatë, vetëbesimi dhe fuqia që keni, ju ndihmon që në shumicën e rasteve, ti përballoni situatat e vështira.

Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)

Në disa raste, ndjeheni si një shpirt i humbur që nuk është në kontakt me ëndërrat tuaja. Pavarësisht se ndjeheni shumë energjikë, keni frikë se kjo energji, po ju drejton në rrugën e gabuar. Çelësi është të drejtoni veten dhe të mos ndiqni atë që ju thonë të tjerët. Shikoni brenda vetes dhe gjeni atë që ju bën të lumtur.

Luani (23 korrik- 22 gusht)

Ndjeheni sikur emocionet po ndërhyjnë në rrugën drejt realizimit të ëndrrave tuaja, ose po kuptoni se jeni duke ndryshuar vizionin për të ardhmen. Keni humbur kontaktin me realitetin, pasi jeni përqëndruar në një ide të turbullt, e cila ende nuk është konkrete. Merrni disa hapa mbrapa dhe riorganizoni mendimet tuaja.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Sot është dita juaj për të shkëlqyer, vetëm sigurohuni që të mos e bëni në kurriz të personave të tjerë. Keni besim të madh në vete, gjë që është paksa e pazakontë për ju dhe ndonjëherë përqëndroheni aq shumë tek një situatë e caktuar, sa harroni çdo gjë rreth jush. Mundohuni që $do situate ti kushtoni rëndësinë e duhur.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)

Ndonjëherë ndjenjat ju gënjejnë dhe nëse nuk jeni të kujdesshëm, do zhyteni thellë në lumin e emocioneve tuaja. Mendoni se duke ndrydhur ato që ndjeni realisht, gjërat do rregullohen vetë. Kjo nuk është mënyra e duhur për të përballuar problemet, pasi lejon të tjerët të besojnë se kanë të drejtë tju trajtojnë në mënyrën sesi kanë bërë deri tani. Mësoni si të mbroni veten nga persona të tillë.

Akrepi (23 tetor- 21 nentor)

Sot është një prej atyre ditëve, kur ju ndjeheni të tepërt në mjedisin që ju rrethon. Mos lejoni që kjo ndjesi tju pengojë nga aktivitetet e përditshme. Nëse nuk ju pëlqejnë njerëzit që ju rrethojnë apo mënyra sesi ju bëjnë të ndiheni, lëvizni në një rreth të ri shoqëror. Megjithatë, një pjesë të përgjegjësisë duhet ta mbani dhe ju.

Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

Sot do të fokusoheni në zgjidhjen e disa çështjeve të rëndësishme. Keni një mënyrë të veçantë në përballjen e situatave dhe nuk dëshironi që ta ndryshoni. Disa persona të tjerë do të përfshihen në punët tuaja dhe po tentojnë të marrin rolin e liderit. Nëse jeni të sigurt që jeni ju ata të cilët e meritojnë atë vend, punoni fort që ta fitoni.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)

Keni shumë mënyra si të shprehni veten, kështu që zgjidhni njërën prej tyre dhe ndiqeni. Keni dëshirë të ndani ëndrrat dhe pasionet tuaja me njerëzit që ju rrethojnë. Mos u përpiqni ti mbani gjërat brenda, por ndiqni atë që ju thotë zemra.

Ujori (21 janar- 19 shkurt)

Jeni të prirur që të flisni dhe të veproni me një siguri të madhe në vetvete, kështu që mos lejoni që ktë gjë tja u prishin ndjenjat. Mund të përfshiheni aq shumë në emocionet tuaj, sa do humbisni fuqinë e arsyes dhe nuk do keni mundësi ti gjykoni çështjet me objektivitet.
Peshqit (20 shkurt- 20 mars)

Duket se keni ngecur në të kaluarën, pasi ende nuk keni hequr dorë nga disa ide, të cilat nuk duket se kanë ndonjë vlerë për të ardhmen. Janë emocionet tuaja, ato të cilat ju pengojnë të ecni para. Jepini vetes një qëllim të ri dhe fokusoni energjinë tuaj tek gjetja e mënyrave të mundshme për ta arritur.

Loading...

Lini nje pergjigje