Elbasan/ Rrëmbeu 21 vjeçaren për ta trafikuar, dënohet 11 vjet burg

0

Një 36 ­vjeçar është dënuar me 11 vjet burg nga Gjykata për Krimet e Rënda si autor i trafikimit të një 21 ­vjeçareje, nga një fshat i thellë i Elbasanit. Ai e ka sjellë vajzën e re në Tiranë dhe menjëherë e ka mbajtur e izoluar në një banesë për 12 muaj. Në këtë kohë ajo është detyruar të prostituojë në këtë vend, si edhe në hotele të ndryshme në kryeqytet. Në përfundim të 18 seancave shqyrtimi gjyqësor, pak ditë më parë Krimet e Rënda vlerësuan si të provuar akuzën e “trafikimit të personave të rritur” ndaj të pandehurit Edmond Paço.

Loading...

Sipas H.A. ajo ishte rrëmbyer në verën e vitit 2014 në një nga rrugët e fshatit të saj në Elbasan. Sipas vajzës, që aktualisht qëndron në një qendër të viktimave të trafikut, i ishte afruar një taksi nga e cila ka zbritur një person që i ka thënë se kishte shkuar për ta marrë. Ajo ka pretenduar se ka kërkuar të njoftonte familjen, por personi i ka marrë telefonin e ka lidhur nga duart dhe e ka futur në makinë.

“Në makinë ndodhej një grua, për të cilën mësoi më vonë se ishte gruaja e personit që e lidhi. Ashtu të lidhur e çuan në Tiranë, ku nuk kishte qenë më parë. Në Tiranë e mbajtën në një dhomë të mbyllur. Edmondi dhe gruaja e tij, të cilët kishin tre fëmijë, ushtruan dhunë dhe presion mbi të, e rrahën dhe e detyruar të kryente marrëdhënie me persona të ndryshëm. Vetë nuk u pagua nga klientët, ndërsa Edmondi, i cili kujdesej edhe për veshjen e saj, po. Qëndrimi në dhomë zgjati rreth një apo dy muaj dhe, përveç marrëdhënieve në dhomë, kreu marrëdhënie edhe në hotele, ku e çuan Edmondi dhe gruaja e tij”, citohej dëshmia e saj në vendimin e Gjykatës

Loading...

Lini nje pergjigje