Balotelli tek Lazzio? Mino Raiola dhe Igli Tare premtojnë një rezultat pozitiv

0
148

Në shtëpinë e Lazio-s është kthyer në modë Mario Balotelli. Nuk është një operacion i lehtë, por kontaktet e vazhdueshme mes Mino Raiola dhe Igli Tare premtojnë për një rezultat pozitiv. Menaxheri i sulmuesit po punon për të fituar një huazim me të drejtën e blerjes dhe për të bindur Liverpool që të paguajë një pjesë të rrogës. Por sipas shtypit anglez, edhe Wolverhampton-i i Zenga-s po mendon për Balotelli-n, me synimin për t’u kthyer menjëherë në Premier League. Sipas të përdtishmes italiane “Messaggero”, Balotelli preferon të kthehet në Itali dhe për këtë arsye Lazio do të ishte një zgjidhje e mirë.

Pengesa kryesore është rroga e sulmuesit, që nuk mund të përballohet nga arkat e klubit bardhekaltër. Për këtë arsye Raiola po kërkon të bindë Liverpool që të paguajë një pjesë të rrogës, me idenë që Lazio do ta blejë lojtarin në fund të sezonit. Por duhet bërë kujdes edhe ndaj Ëolverhampton. Sipas “Dialy Mail Express”, klubi anglez po mendon për ish-lojtarin e Italisë për të përforcuar sulmin. Për realizimin e këtij operacioni po ndihmon edhe Mourinho, i cili ka si menaxher Jorge Mendes, që nga ana e tij përfaqëson grupin kinez që ka blerë një pjesë të aksioneve të Wolves. Mou është takuar me lojtarin në ditët e kaluara në Mançester.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here