20-vjeçarja lidhet me shokun 60-vjeçar të babait, nuk pendohet aspak (FOTO)

0
138

Leah Senibaldi, një studente 20-vjeçare ka mbrojtur marrëdhënien me një 60-vjeçar, që është edhe shoku i babait të saj.

Vajza nga Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u takua me 60-vjeçarin Ress Benson tre vite më parë, ndërsa thotë se tërheqja mes tyre ka qenë e menjëhershme.

Ajo ka deklaruar se pas përfundimit të studimeve, ata pritet të hedhin hapa të mëtejshme, pse jo edhe të martohen.

Leah u njoh me Ress kur ishte vetëm 17 vjeçe, dhe pas kësaj familja e vajzës mbeti e shokur dhe e ndaluan që të takohet me të.

Pasi ndenji një vit pa folur, Leah rivendosi sërish kontaktet me 60-vjeçarin, për shkak se siç thotë ajo, tërheqja për Ress ishte shumë e madhe.

Ata u bënë çift zyrtarisht dy vite më parë, pavarësisht kundërshtive të forta të familjarëve të 20-vjeçares dhe miqve të saj.

Për këtë lidhje ajo nuk pendohet dhe thotë se ata nuk kanë bërë asgjë të gabuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here