Studimi/ Meshkujt që postojnë shumë selfie janë…

0
175

Meshkujt që postojnë shumë selfie në rrjete sociale janë më të prirë të kenë trajta të psikopatit. Të paktën ky është përfundimi i një studimi nga Universiteti i Ohio ku ka studiuar 800 meshkuj dhe sjelljet e tyre shoqërore.

Këtyre meshkujve iu ishte kërkuar ta kompletonin një anketim online dhe t’i përgjigjeshin disa pyetjeve të zakonshme, të cilat kishin treguar për trajtat e tyre personale si narcisizmi, psikopatia dhe vet-objektivizimi.

Dhe, çfarë mendoni se kishte ndodhur? Meshkujt që postojnë shumë selfie posedojnë më shumë trajta narcisizte sesa të tjerët. Narcisiztët mendojnë se janë më të mençur, më të bukur dhe më të mirë se të tjerët.

Veç kësaj, këta meshkuj dhe kanë shënuar pikë të larta në vet-objektivizim, pasi që këta e shohin veten më shumë si objekt sesa si një person. Për ta, vlera më e lartë është pamja fizike!

Por, a janë këta meshkuj vetëm viktimë e këtyre teknologjive objektivizuese? Në të vërtetë jo, pasi që anketimet e para eksploruese mes femrave kishin paraqitur të njëjtat rezultate. Megjithatë, ka një dallim të madh, pasi që zbulimi tregon se femrat të cilat postojnë shumë selfie kanë nivele më të larta të vet-objektivizimit.

Kjo dukuri mund të shpijë deri tek një problem më i madh sepse mund të rezultojë në depresion apo çrregullim të dëshirës për t’u ushqyer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here