Qeveria: Dështuam në furnizimin e spitaleve me ilaçe

0
137

Kabineti i Kryeministrisë po ndjek në mënyrë të detajuar ecurinë e realizimit të detyrave nga ministritë e linjës.

Objektivat vjetore për secilën ministri janë pasqyruar në këtë link.  Siç shihet nga raportimi i Kryeministrisë, Ministria e Shëndetësisë ka dështuar totalisht të furnizojë normalisht spitalet me ilaçe.

Mundësimi i furnizimit të vijueshëm të spitaleve me barna e medikamente mjekësore ishte parashikuar të përfundonte në maj të këtij viti. Po kjo masë, sipas raportimeve të Kryeministrisë, është realizuar zero për qind. Gjithashtu shihet se dikasteri i shëndetësisë të ketë dështuar totalisht në mirëmbajtjen dhe funksionalitetin në vijimësi të pajisjeve biomjekësore.

Furnizimi normal me medikamente është një problem i hershëm i qeverive shqiptare që nuk po arrin të sistemohet.  Mungesa e fondeve  bashkë me procedurat burokratike të prokurimeve kanë prodhuar mangësi serioze ne furnizimin me ilaçe në spitalet publike. Këto mungesa janë më të theksuara në spitalin onkologjik, i cili duhet të administrojë kura që kushtojnë shumë.

Por furnizimi normal me ilaçe i spitaleve duket se po vuan edhe nga mungesa e administrimit efikas nga qendrat spitalore.

Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi se nga auditimi i këtij viti në administrimin e barnave në QSUT, konstatoi se ka një listë shumë të madhe ilaçesh të skaduara në depot farmaceutike.

Për vitin 2014 rezultojnë të jenë skaduar 146.863 medikamente në vlerë 38,203,099 lekë, me arsyen se të gjitha këto barna janë blerë në sasi të konsiderueshme dhe që nuk kanë arritur të përdoren, pavarësisht se afati i përdorim ka qenë relativisht nga 1-2 vjet.

Nga ana tjetër, INSTAT raporton se, vdekshmëria pa një rritje të madhe më 2015. Numri i vdekjeve u rrit me 8 % duke regjistruar 22,422 vdekje ose rreth 1,800 më shumë se në vitin paraardhës.

MONITOR

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here