Fasada e Stadiumit te ri (Foto)

0
218

Fasada e stadiumit kombëtar në Tiranë, që pritet të marrë emrin Arena Kuq e Zi, do të rivendoset aty ku ishte dhe do të modifikohet sipas projektit të hartuar nga Bosio, 76 vjet më parë. Kjo ka qenë deklarata që ka bërë ekipi i restauratorëve dhe kompania per opinion.al, në përgjigje të shkrimeve tona që akuzonin kompaninë dhe autoritetet për shembjen e një fasade që ishte pjesë e ansamblit muzeal të Kryeqytetit. Kompania ka sqaruar për Opinion.al se gurët e fasadës, shkallët e saj dhe gjithë elementët e tjerë janë hequr duke mbajtur shënim për secilin prej tyre që të rivendosen edhe një herë sic ishin. Kompania ka sjellë edhe fotot e transferimit të gurëve origjinalë të përzgjedhur nga Bosio. Ndërkohë për basorelievët, ajo sqaron se sipas vizatimit origjinal që gjendej në arkivin e Firences, Bosio nuk ka parashikuar basorelievë, por 3 dyer identike. Pas vitit 1945 dy dyert anësore janë mbyllur duke u zëvendësuar me dy basorelievë, ndërkohë që statujat e parashikuara në hyrje nuk janë vendosur. Studio arkitektonike sqaron se Fasada do rivendoset sipas versionit origjinal, me 3 dyer në hyrje dhe me dy statujat e pavendosura kurrë që mbajnë shtizat e flamujve anash tyre. Ekipi ka dërguar në opinion.al, fotot e gurëve që po zhvendosen, fotot e projektit përfundimtar të Fasadës dhe vizatimin e Bosios, të vitit 1940 ku duken 3 dyert dhe skulpturat në hyrje të tyre. Ne po i botojmë të gjitha, duke respektuar të drejtën e replikës dhe duke shpresuar që vizatimet dhe projekti të përputhen me projektin final. Dhe mos ndodhë si me raste të tjëra, që vizatimet e bukura, përfundojnë në karikatura për përfitim të ndërtuesve. Ndërkohë, cdo lexues mund t’i shohë vetë fotografitë e dërguara nga kompania.

 

image

Kjo pritet të jetë fasada e re e stadiumit! Fasada e vjetër duket e përfshirë.

image

Ky është projekti origjinal i Bosio ku dallohen 3 dyert e hyrjes dhe statujat. Projekti      është i vitit 1940.imageimage

Këto janë sipas kompanisë gurët që janë ruajtur për transferim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here