Qeveria e “mbërthyer” nga George Soros, Wikileaks zbardh e-mailet

0
133

77

 

 

Nuk ka më asnjë mëdyshje se Partia Socialiste dhe qeveria e saj është e mbërthyer kokë e këmbë nga George Soros. Pas deklaratës së pak kohëve më parë të këshilltarit të tij, që tregonte se Rama ishte pinjoll i miliarderit, tani dalin në dritë të tjera fakte. Wikileaks ditët e fundit ka publikuar një numër të madh mesazhesh elektronike të shkëmbyera mes George Soros dhe kandidates për Presidente në SHBA, Hillary Clinton, e cila në atë kohë ishte Sekretare e Shtetit. Sipas këtyre e-maileve që po i publikon gazeta, Soros tregon lobimet që ka bërë te SHBA dhe BE për Partinë Socialiste si dhe asistencën që ka dhënë gjatë zgjedhjeve të 2009 dhe të 2011. Ai ka treguar se sa thellë i ka shtrirë kthetrat në PS dhe duket s e kjo është arsyeja që sot ai bën ligjin aty.  “Fondacioni Shoqëria e Hapur (OSF) ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të nxitur politik-bërësit amerikanë dhe të BE që t’i kushtojnë vëmendje krizës politike të viteve 2009 deri 2012, kur partia opozitare socialiste e Edi Rama bojkotoi parlamentin. Ajo që në fillim ishte konsulencë për krizën, u bë më tej një fushatë, teksa tensionet politike vazhduan gjatë asaj periudhe. OSF ishte aktive në tri pika: në situatën pas zgjedhjeve të 2009, kur opozita e atëhershme pretendoi për manipulime, bojkotoi parlamentin dhe nisi grevën e urisë; në vitin 2011, pas zgjedhjeve lokale dhe rezultateve të kontestuara për Tiranën; pas dhunës në demonstratën e vitit 2012”, thuhet në dokument, ku përshkruhet aktiviteti i këtij fondacionit.

 

Mbështetja në zgjedhje

Në e-mailin e publikuar nga Wikileaks, tregohet dhe si u asistua PS në zgjedhje dhe roli që pati më pas Soros në ardhjen e saj në pushtet. Aty tregohet se lobimi ka qenë shumë i fortë, deri te shtetet anëtare të NATO. “Konsulenca dhe avokatura jonë përfshinte takime me komisionerë dhe liderë të BE, prej cikleve të rregullta të konsulencës vjetore, deri te Parlamenti Evropian, shtetet anëtare dhe NATO. OSF porositi një raport mbi Shqipërinë nga analistët e politikave të jashtme në FRIDE dhe një mbi zgjedhjet nga European Stability Initiative. Patën gjithashtu një përpjekje (të dështuar) për ngritjen e një grupi kontakti me njerëz të njohur për mbrojtjen e çështjes së Shqipërisë, ku përfshiheshin OSF-DC, OSEPI, George Soros dhe Ivan Krastev”, thuhet aty. Më tej theksohet se falë përpjekjeve të Soros u arrit dhe pushteti në 2013. “Zgjedhjet që pasuan dhe periudha aktuale e një stabiliteti relativ erdhën si rezultat i qasjes së shumëfishtë nga OSF. Shqipëria është tashmë në binarë për aprovimin e statusit të vendit kandidat nga Këshilli i Evropës në qershor 2014”, theksohet më tej.

 

Dëmet e sjella

George Soros i ka rrëfyer Clinton se ai ka bërë një fushatë të hapur për Partinë Socialiste në arenën ndërkombëtare, por që në disa raste ka sjellë dhe pasoja. “Ka një grup konsulentësh të vjetër me akses të nivelit të lartë, u mobilizuan në kohën e duhur për të pasur një impakt. OSF ka qenë shpeshherë në anën e opozitës. Kjo ishte pozita e duhur nga pikëpamja e të drejtave dhe qëndrimit demokratik, por afrimi i OSF me Partinë Socialiste të vendit ka dëmtuar kredibilitetin tonë si me Tiranën ashtu dhe me Brukselin. Por në fund, qëndrimi ynë konsistent dhe aktiviteti në terren (përmirësimi i komunikimeve brenda Partisë Socialiste dhe sjellja e vazhdueshme antagonistë e demokratëve) ndihmuan në ndryshimin e politikave”, thuhet në e-mailet e zbardhura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here