Basha rrëfen pse u vonua kalimi i tij te Bari, ja meritat e De Biazit

0
154

Pak ditë pas zyrtarizimit tek skuadra e Barit, Migjen Basha shprehet se shkak për vonesën e kalimit të tij në klubin e Serisë B u bë dokumentacioni.

Migjen Basha

Migjen Basha

Mesfushori i kuqezinjve tha në një konferencë për mediat italiane se kishte gjetur marrëveshjen me klubin pak javë më parë, por zyrtarizimi u bë të premten e kaluar.

“Dy të diela më parë kundër Kozencës isha këtu për të parë ndeshjen, por marrëveshjen e kisha gjetur një javë më parë. Më pas shërbeu koha e nevojshme për kalimin e dokumentacionit dhe transferimi u vonua pak.

basha bari

Dy javë më parë janë bërë vizitat mjekësore, por gjithçka u vendos të premten që shkoi. Forma fizike? Nuk jam në nivelin e pjesës tjetër të skuadrës, por jam mirë gjithsesi. Këtë javë kam punuar shumë”,-ka thënë Basha sipas portalit “barinelpallone.it”.

Mesfushori shqiptar theksoi se njihet edhe me trajnerin Stelone. “E njihja më parë, por si lojtar në kohët e Frozinones. Si trajner nuk ka ndryshuar shumë”,-ka thënë ai.

Basha nuk ka harruar edhe vlerësimet për De Biazin.

“Skuadra nën drejtimin e tij ka pasur shumë zemër, mbi të gjitha ky detaj ka bërë diferencën”,-deklaroi Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here