Akuzat e PD-së: Rama bllokon KQZ-në nga paniku i ndëshkimit

0
133

Partia Demokratike ka akuzuar sot me një deklaratë për mediat kryeministrin Rama se po bllokon KQZ-në nga paniku i humbjes në zgjedhjet e Dibrës, më 11 shtator.

Sipas PD-së, Rama ka bllokuar regjistrimin në KQZ të 6 partive aleate të PD-së.

Deklarata Nga paniku i ndëshkimit me votë në zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër, Edi Rama ka urdhëruar bllokimin e regjistrimit nga KQZ, të 6 partive aleate të Partisë Demokratike. I braktisur, i mbetur vetëm me 3 aleatë, Edi Rama bën atë çfarë ka në dorë aktualisht, ndalon përmes KQZ-së regjistrimin e 6 subjekteve, çka do ta çonte në 18 numrin e partive të koalicionit opozitar. Megjithëse preteksti për mosregjistrimin e subjekteve ra, pasi 6 partitë e përmbushën detyrimin, sërish KQZ me urdhër të Ramës i la jashtë aleatët e Partisë Demokratike. Ky vendim dëshmon ankthin e Ramës nga bashkimi i madh opozitar e popullor. Urdhëri i Ramës do të apelohet në Kolegj Zgjedhor. Asgjë nuk e ndal fitoren e padiskutueshme të koalicionit të madh opozitar përballë klanit të ngushtë të korruptuar, kriminal e pervers të Edi Ramës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here