Raporti sekret italo-gjerman konfirmon denoncimet e PD: Edi Rama në krye të biznesit të drogës

0
120

Raporti sekret italo-gjerman konfirmon denoncimet e PD: Edi Rama në krye të biznesit të drogës

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, ka konfirmuar denoncimet e bera nga Partia Demokratike per raportin sekret Italo-Gjerman.

Ja deklara e plote

Raporti sekret i shërbimeve taliane dhe gjermane i publikuar në media, konfirmon denoncimet e përditshme të Partisë Demokratike dhe thekson se njerëzit e Edi Ramës në Policinë e Shtetit, janë menaxherët e kanabisit dhe vjelin taksën 30 përqind për cdo rrënjë të mbjellë.

Raporti sekret dëshmon se e gjithë shqipëria është kthyer në fermën e madhe të hashashit të Edi Ramës. Njerëzit e tij të besuar që janë drejtuesit e Policisë në cdo qark, si Nallbati në Fier,  Jeart Cela në Vlorë, Lleshi në Berat, Cullhaj në Durrës, Lenja në Lezhë, Targaj në Dibër, Alban Cela në Shkodër, Hodaj në Tiranë, Arapi në Gjirokastër, Zyberi në Korcë, të gjithë drejtuesit, shefat e komisariateve e klani i tyre, me urdhër të Edi Ramës kanë braktisur detyrën dhe janë vetëm në shërbim të ruajtjes e trafikimit të drogës.

Sepse edhe Edi Rama ka braktisur detyrën, dhe ka prioritet vetëm plantacionet me drogë. Kanabizimi i vendit po mbyt ekonominë e ndershme, po shfrytëzon burimet dhe asetet e vendit dhe po sjell krime e vrasje. Nga ky biznes kriminal përfitojnë vetëm bandat, drejtuesit e Edi Ramës në polici dhe sigurisht vetë ai, në krye të skemës së 30 përqindëshit.

Kjo nuk është zgjedhja e shqiptarëve. Shqiptarët nuk duan drogë, por punë të ndershme e siguri për familjet e tyre. Qytetarët do ta heqin këtë zgjedhë të bandave të drogës me Edi Ramën në krye. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here