Mourinho “rekord”, 1 miliardë euro blerje!!!

0
124

Sa shumë shpenzon Mourinho? 1 miliardë e 200 mijë euro, plus-minus ndonjë cent, është shifra e shpenzimeve në merkato që ka bërë “Special One” në 12 vite. Chelsea, Inter, Real Madrid, sërish Chelsea dhe Mancheter United, me një fushatë blerjesh “faranoike” që riktheu Paul Pogba në “Old Trafford”, për 110 milionë euro, blerja që zyrtarizoi se presidentët me të cilët ka punuar Mourinho kanë harxhuar të gjithë së bashku më shumë se 1 miliardë euro. Më poshtë po ju tregojmë se si…

Abramovic do të fitojë me Chelsea dhe pasi përshëndet Ranierin merr trajnerin 41-vjeçar që sapo ishte ngjitur në majën e Europës me Porton. Mourinho bën kërkesa dhe pronari rus nuk kursehet, nga Drogba te Ricardo Carvalho. Nga Paulo Ferreira te Tiago, një total prej 120 milionë eurosh u harxhuan në vitin e parë. Në vitin e dytë u shpenzuan 84.5 milionë euro kryesisht për Essien dhe Wright-Philips. Blerja kryesore e sezonit 2006-07 ishte Shevchenko, me 44.5 milionë euro, i cili rezultoi edhe dështimi më i madh i Mourinho. Në vitin 20008, Mourinho bleu vetëm Malouda për 20 milionë euro dhe kjo ishte vera më kursimtare për portugezin në 12 vitet e fundit.

INTER (2008-2010) – 77 milionë euro për një “tripletë” trofesh! Ky ishte titulli i merkatos së bërë nga Jose Mourinho në sezon 2009-10, i dytë për të me Inter. Lejon largimin e Ibrahimovic te Barcelona dhe më pas “ngushëllohet” duke marrë Eto’o, Sneijder, Milito dhe Motta. Të katër së bashku kushtuan më pas se Higuain që u ble sivjet nga Juventus. Në totalin e dy sezoneve me Moratti si president, Mourinho shpenzoi 130 milionë euro.

REAL MADRID (2010-2013) – Në tre sezone te Real Madrid, “Special One” i kërkoi presidentit Florentino Perez një shpenzim prej 200 milionë eurosh. Nuk pati asnjë “çmendi”, sepse Cristiano Ronaldo ishte blerë një vit më parë, ndërsa Gareth Bale erdhi kur iku portugezi, që fitoi titullin në Spanjë, por jo trofeun e Champions League, kësisoj u largua. Di Maria dhe Ozil ishte blerjet kryesore në vitin 2010, në 2011-n erdhi Coentrao, ndërsa në verën e vitit 2012, përforcimi kryesor ishte Modric.

CHELSEA (2013-16) – Në rikthimin  tij në Premier League, Mourinho fitoi titullin në sezonin 2014-15 pas një merkato prej 171 milionë euro që solli në Londër Fabregas, Diego Costa dhe Cuadrado. Në vitin 2013, Mourinho “u ndal” me 93.7 milionë euro të shpenzuara, 35 prej të cilëve shkuan për Willian. Verën e kaluar realizoi një nga blerjet më të dështuara pasi pagoi 32 milionë euro për blerjen e Baba nga Augsburg, i cili më pas u huazua te Schalke.

MANCHESTER UNITED (2016-17) – Te Manchester United, pavarësisht se mori Zlatan Ibrahimovic me parametër zero, Jose Mourinho arriti shifrën e 1 miliardë eurove të shpenzuara nga presidentët me të në stol, edhe në saj të Paul Pogba, për të cilin “djajtë” i paguan Juventusit 105 milionë euro, plus 5 milionë euro bonuese. Shpenzimet e tjera u bënë për të sjellë në “Old Trafford”, Mkhitaryan dhe Bailly.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here