Edicioni special i Galaxy S7 Edge për atletët pjesëmarrës në Lojërat Olimpike , por diçka i ndodhi ekipit të Koresë së Veriut [FOTO]

0

Kim Jong është treguar i padrejtë.

Para fillimit të lojërave olimpike, gjiganti i teknologjisë Samsung kishte paralajmëruar edicionin special të Galaxy S7 Edge për Lojërat Olimpike, transmeton Express. Ky sponsor kishte thënë se do tu shpërndante këtë model të kufizuar 12,500 atletëve pjesëmarrës në Olimpiadë.

Loading...

Por doli se 31 nga këta pjesëmarrës të cilët përfaqësojnë Korenë e Veriut nuk do të kenë fatin ti kenë këta telefona, pra ata do të kthehen duarbosh nga Rio.

Këta telefon në vend të atletëve, në zyrën e Samsung kishte shkuar një zyrtar shtetëror i Koresë së Veriut dhe i kishte marr ata.

Kim Song I i cili përfaqësonte Korenë e Veriut në Pingpong kishte tundur kokën në shenjë mohimi kur ishte pyetur nga gazetarët nëse kishte marr një telefon të tillë.

Atletët e Koresë së Veriut është dashur tu përmbahen rregullave strikte duke mos marr pjesë në vizita rekreative në vende të ndryshme si dhe kanë realizuar kontakte të kufizuara me atletët tjerë pjesëmarrës në Olimpiadë.

Loading...

Lini nje pergjigje